Dëmtojnë shëndetin mendor e fizik/ S’ka provime për nxënësit e klasave të para e të dyta

Qeveria e Kinës ka raportuar ndalimin e provimeve me shkrim për gjashtë dhe shtatë-vjeçarët, ose thënë ndryshe për nxënësit e klasave të para dhe të dytave. Kjo masë është ndërmarrë për të lehtësuar presionin e ushtruar nga prindërit në drejtim të vogëlushëve. Ministria e arsimit, është e mendimit se provimet në moshë të vogël dëmtojnë shëndetin fizik e mendor të nxënësve. “Provimet janë një pjesë e domosdoshme e edukimit shkollor, por disa shkolla kanë problem për shkak të provimeve të tepërta dhe numrit të madh të nxënësve. Klasat e para dhe të dyta të shkollës fillore nuk kanë pse të bëjnë provime. Ndërsa për klasat e tjera, shkollat të bëjnë provime vetëm në fundet e semestrit”, shkruan BBC. Këto masa priten të futen në fuqi menjëherë.

%d bloggers like this: