Bien testimet, ulen shifrat e Covid/ 2 viktima dhe 768 raste të reja në 24 orët e fundit

Kjo e dielë ka njohur një zvogëlim të rasteve të infektimeve me koronavirus në vendin tone, pasi ka rënë po ashtu numri i të testuarve. 2 humbje jete dhe 768 raste të reja nga realizimi i 5460 testimeve u regjistruan në 24 orët e fundit, kështu raportoi të dielën Ministria e Shëndetësisë. Viktimat e fundit ishin të moshës 69, 72 vjeç. Në 24 orët që lam pas, numrin më të lartë të infektimeve, e ka shënuar kryeqyteti, Tirana me 219 raste, nga 62 raste në Shkodër, Vlorë, 51 në Lezhë, 48 në Durrës, 35 në Sarandë, 31 në Fier, 28 në Kavajë, 24 në Lushnje, 18 në Vau i Dejës, e më pak rastë në bashkitë e tjera. Megjithë rënien e ndjeshme të infektimeve gjatë ditës së sotme, numri i rasteve aktive mbetet ende i lartë, rreth 9230 në shkallë vendi.

%d bloggers like this: