Autobusi përplaset me kamionin/ Humbin jetën 41 persona, plagosen dhjetëra të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mali të Afrikës këtë të mërkurë, ku si pasojë e përplasjej së një autobusi me një kamion, kanë mbetur të vrarë 41 persona, ndërkohë që janë plagosur edhe dhjetëra të tjerë.  Mediat e huaja bëjnë me dijse se shkak për ngjarjen tragjike kanë qenë reshjet e shiut dhe infrastruktura e dobët rrugore. Po ashtu raportohet se mes viktimave është dhe një foshnje. Fillimisht u raportua vetëm për 37 të vdekur por bilanci u thellua më vonë. Tre nga personat e plagosur janë në gjendje të rëndë.

%d bloggers like this: