VIDEO/ Nuk ndal festa për kampionët e Europës, tifozët italinë presin me brohorima lojtarët në aeroportin e Romës

Italianët kanë mësyer rrugët duke festuar fitoren e mbrëmbreshme, e cila e shpalli atë kampione të Europës. Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini fitoi me penallti një finale dramatike në “Wembley” ndaj Anglisë.  Pas kësaj arritje në çdo rrugë e rrugicë, fansat “azzurrë” festuan si të çmendur këtë sukses fantastik të përfaqësueses së tyre, festë e cila ka zgjatur deri në orët e mëngjesit të sotëm.

Tifozët italianë kishin mbushur pistën e aeroportit të Fiumiçinos në Romë  mëngjesin e sotëm me brohorima, entuziazëm dhe kore “Kampionët e Europës jemi ne!”, kanë mirëpritur skuadrën e tyre.

Lojtarët zbritën nga autobusi për të takuar tifozërinë e tyre që e mbështetën këto 31 ditë rrugëtim në kompeticionin e madh europian në rang kombëtaresh.

 

%d bloggers like this: