Vala e katërt e pandemisë/ Franca e Gjermania gati për masa të reja kufizuese, Britania e Spanja më liberale

Ndonëse  sezoni turistik solli  lehetësimine  masave anticovid në të gjithë botën, përhpja me shpejtësi e variantit Delta vuri sërish shtetet në Alarm, disa prej të cilave kanë rikthyer kufizimet.  Gjërmania dhe Franca po perjetojnë valën e katërt të pandemise. Përballë kësaj situara kancelerja gjermane Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve do te zhvillojnë një konferencë të përbashket me datë 10 gusht, ku do te vendoset se si do te vazhdohet në të ardhmen, dhe masat e reja të koronavisirusir.  Ndërkohë, Franca po miraton një seri të re masash për frenimin e përhapjes së COVID-19, ndonese më shumë se gjysma e popullsisë së saj është tashmë e vaksinuar kundër virusit.Zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal shprehu keqardhjen për një situatë shëndetësore “e cila vazhdon të përkeqësohet dhe që mbetet shqetësuese”.Franca tejkaloi pragun e 50% të popullsisë së saj të vaksinuar një nivel ende larg pragut të imunitetit kolektiv, i vlerësuar në rreth 90% me variantin e ri Delta.“Një ligj i ri mbi masat antiCOVID-19, përfshirë edhe certifikatën shëndetësore, do të hyjë në fuqi më 9 gusht”, shtoi gjithashtu zëdhënësi i qeverisë, katër ditë pas vendimit të pritur të Këshillit Kushtetues.Pasaporta shëndetësore (testi negativ Covid, certifikata e vaksinimit ose certifikata e kalimit të sëmundjes) është tashmë e detyrueshme në Francë, që nga 21 korriku, në vendet e kohës së lirë dhe të cultures,Ligji i ri parashikon shtrirjen e saj edhe për kafenetë, panairet dhe ekspozitat, trenat në distanca të gjata, fluturimet e brendshme./ Ndërkohë Spanja paralajmëron nisjen e një epoke të re e hisorike pas gjunjëzimit që i beri pandemie.  “Ne kemi mundësinë për të hapur një fazë të re të rimëkëmbjes në të gjitha nivelet dhe për të gjithë. Ka ardhur koha për të hapur një kapitull të ri në historinë e vendit, bazuar në rimëkëmbjen në të gjitha nivelet dhe për të gjithë pas një cikli që ka shënuar përgjithmonë jetët tona”, u shpreh kryeministri i Spanjës, Sanxhes, i cili theksoi se qeveriaka zgjedhur rimëkëmbjen, ashtu si shumica e venditNga ana tjeter, Britania hoqi detyrimin e karantinës për vizitorët e vaksinuar nga plotësisht nga SHBA-të dhe BE-ja.Qeveria britanike njoftoi se personat e vaksinuar me dy doza të vaksinës së miratuar nga autoritetet shëndetësore të BE-së dhe SHBA-ve do të bëjnë teste për koronavirus para dhe pas hyrjes në Britani, në vend të izolimit për 10 ditë.Nga ky rregull përjashtohet vetem vizitorët nga Franca, vend ku përhapaj e mutcionit Delta është me i madh se në vendet e tjera.

%d bloggers like this: