“Non grata”/ Sali Berisha: Beteja ligjore po ecën. Ato shpifje, janë sajuar nga multimiliarderi Xhorxh Soros”

Gjatë një prononcimi për mediat, pasi ish-kryeministri Sali Berisha votoi për Këshillin e ri Kombëtar të PD-së,  ka folur  për shpalljen ‘non grata’ të tij nga DASH, teksa ka theksuar se beteja e tij ligjore po vijon dhe se akuzat ndaj tij janë shpifjet e multimiliarderit Xhorxh Soros.

Beteja ime ligjore po ecën dhe ju e kuptoni se procedurat nuk janë emergjente dhe unë kam besim tek avokati im që mbarë Evropa ia njeh të gjitha meritat. Unë qëndroj i vendosur tek drejtësia, për hir të transparencës dhe u bëj thirrje të gjithëve që të sjellin një provë të vetme për ato që kanë shkruar. Ato shpifje që janë sajuar nga multimiliarderi Xhorxh Soros”, u shpreh Berisha.

%d bloggers like this: