AMT padit në SPAK ambasadorin Soreca: Presidenti ta shpallë ‘Non Grata’, ndikoi në Kushtetuese pro kryebashkiakut Veliaj

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka dorëzuar një tjetër padi mëngjesin e kësaj të hëne në SPAK për ambasadorin e BE-së Luigi Soreca, të cilin e akuzon se ka tentuar që të ushtrojë ndikim te Gjykata Kushtetuese, për vendimin për çështjen e Teatrit Kombëtar. Përfaqësuesja ligjore e Aleancës, Adriana Kalaja, tha se është e papranueshme që takime të një niveli të tillë, siç ishte ai mes Sorecës dhe kryetares së Gjykatës Vitore Tushe të kalohen në heshtje dhe në fshehtësi.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon zbardhje të takimit të ambasadorit Soreca me gjykatësen Vitore Tusha. Ndërkaq, Aleanca i ka kërkuar presidentit Meta shpalljen “non grata” të ambasadorit të BE-së në Shqipëri.

Përfaqësuesja ligjore e Aleancës, Adriana Kalaja në një prononcim për mediat tha: “Nuk kemi ende asnjë informacion si kanë votuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Për të gjitha këto veprime ne kemi kërkuar lirim nga detyra të këtij ambasadori, kemi kërkuar shpalljen non grata nga presidenti të Sorecës në territorin e presidencës, dhe në të gjithë Shqipërinë nga ministrja Olta Xhaçka. I kemi kërkuar SPAK që të sekuestrojë telefonat e Sorecës dhe Veliajt, SPAK dhe GJKKO duhet të dalin me qëndrim të prerë, ne jemi të bindur se SPAK përmes hetimeve do na japin të drejtë”.

%d bloggers like this: