Albana Vokshi: Të dhënat e votuesve në të gjithë Shqipërinë në dispozicion të shtabeve elektorale të PS. Patronazhisti, rilindja e më të keqes

Deputetja e zgjedhur e PD-së Albana Vokshi ka folur sot në Kuvendin Kombëtar të PD si një prej drejtueseve politike për 25 prillin dhe ‘masakrën zgjedhore’.

Ajo u ndal gjatë tek çështja e patronazhistëve, duke e cilësuar si rilindjen e më së keqes që ne mendonim se u zhduk me komunizmin. Sipas Vokshit, të dhënat e të gjithë votuesve në të gjithë Shqipërinë iu janë vënë në dispozicion shtabeve elektorale të PS.

“Dua ta hap fjalën time me një falënderim për çdo demokrat që nuk na braktisi kurrë. Mirënjohje çdo qëndrestari demokrat që mori pjesë në çdo protestë, që i rezistoi dhunës policore, për çdo të burgosur të regjimit të Edi Ramës.
Jam e prekur dhe mirënjohëse për çdo grua, çdo nënë, çdo burrë, djalë që natën e bënë ditën.
Si drejtuese politike më është kërkuar t’i raportoj kuvendit për dy degët. Dua të ndaj me ju disa gjetje për sistemin e patronazhistëve në njësinë 9 dhe 11. Vjedhja me leje e të dhënave të çdo votuesi është krimi më i rëndë elektoral që ka ndodhur në Shqipëri.
Në shkelje flagrante të ligjit, në cenim të rëndë të ligjit, të Kushtetutës, modeli më i përçudnuar i individit të gjunjëzuar nga qeveria Rama u bë simbol.
Ju siguroj që AKSHI ka përpunuar të dhënat e të gjithë votuesve në të gjithë Shqipërinë dhe ua ka vënë në dispozicion shtabeve elektorale të PS. Në to gjendet të gjitha të dhënat, deri tek shkolla e fëmijëve. Na kishin hyrë në shtëpi, patronazhisti, një nëpunës i nivelit të lartë, të mesëm, punonjës publik. Nuk ka një dallim, ai merr përsipër të spiunojë nga 10 deri 100 votues. Merr përsipër të spiunojë, familjarë, miq e të afërm.
Patronazhisti është rilindja e më së keqes që ne mendonim se u zhduk me komunizmin”, deklaroi Vokshi ndër të tjera.

%d bloggers like this: