Nga Basir Çollaku/ RRAHIMI, gjetja tronditëse e Jacobs që e besuan edhe ambasadorët. Letra e pazbuluar…

Nga Basir Çollaku

Akuza të rënda ndaj Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja e Altin Dumani, SPAK, ndaj prokurores së rrethit Elisabeta Imeraj, Prokurori Arens Çela, Donika Prelës, drejtueses se KPK Pamela Qirkos, kreut të KLP Gent Ibrahimit, ish-minsitrit Fatmir Xhafa, sekretarit të Këshillit të ministrave Engjell Agaçi, deputetit Alket Hyseni, vëzhguesve të ONM, Theo Jacobs dhe Ferdinando Buatier. Kjo është letra e ankuesit të çuditshëm Rrahim Shehu që alarmoi ndërkombëtarët monitorues dhe ambasadorët e konisderuan. Në fakt, një përmbajtje e tillë thuajse e tëra thashetheme, o duhet marrë e gjitha shaka, ose e gjitha seriozisht. Gjithnjë nëse gjenden prova për të quajturat kallëzime në këtë rrëfim që shumë herë mund ta dyshosh si një prodhim të brendshëm të sisitemit për interesa të caktuara.
Monitoruesit ndërkombëtarë të procesit të rivlerësimit, duket se nuk thellohen në marrjen në konsideratë të gjetjeve të uditshme, mjaft u vinë nga burime të cilat bekohen të besueshme rastësisht. Provat shkresore shpeshherë nuk janë marrë parasysh duke bërë procesin në jo pak raste komik.
Ne seancën e rivlerësimit të prokurores së Tiranës Elisabeta Ymeraj ka disa gjetje, ku Theo Jacobs kryesisht dhe vëzhgues të tjerë ndërkombëtarë kanë marrë si referencë një letër të kujdesshme të një qytetari me emrin Rrahim Shehu. Disa akuza të Rrahimit ONM i ka marrë si të besueshme të tjerat i ka shpërfillur. Por ne kemi një Rrahim që shkruan dy herë. Njërën letër Jacobs, atë ku ai akzon vetëm Elisabeta Ymeraj e çmon fort dhe ia quan gjetje të besushem me prova të forta. Letrën e dytë ku akuzohet Theo Jacobs Ferdinando Buatjer, antarë të KLP dhe KPK, ONM, harron ta lexoj, të dyja këto letra kanë një diferencë për një jave, njëra është dërguar me 24 gusht 2020, tjetra me 31 gusht 2021.
Po farë shkruan Rrahimi në letrën e dytë, atë letër të cilën ONM, ka dëshirë të mos e bëjnë fort transparente dhe të mos e këndojnë shumë njerëz.
Rrahimi e cilëson veten jo thjesht kallëzues i shqetësuar, por ai pohon se në shumicën e rasteve, për çfarë pretendon, ai ka qenë dëshmitarë, pjesë e bisedave, nga ku ai ka nxjerrë ekstraktet akuzuese.
Kërkimet fizike për këtë Rrahim kanë qenë më së shumti një dështim dhe mohim, duke hapur dyshime jo të pakta se “Rrahimi” i fortditur mund të jetë ndonjë usta vërtet brenda sistemit, por me synime jashtë sistemit. Vëzhguesit sipas tij janë të korruptuar. Jacobs sigurisht nuk i beson këtij Rrahimi, por pas disa fakte i beson kur akuzon të tjerët.
Po çfarë thotë Rrahim Shehu në letrën e tij të dytë dërguar me 31 gusht 2020, dërguar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, organizmit ndërkombëtar të Monmitorimit ONM, Prokurorisë së Posame, Prokurorisë së Tiranës, Inspektoriatit të lartë të Drejtësisë, Ambasadës Amerikane në Tiranë…:
Letra e plotë
Denoncoj: Theo Jacobs, Ferdinando Buatjer, Pamela Qirko, Gentjan Ibrahimi, Olsjan ela, Arben Krajën ,Elisabeta Imerajn, Altin Dumanin, Eneid kondilin, Ols Dadon, Pranvera pustinën, Arens Çelën
E nderuar Zonja Kryetare e KPK
I nderuar Prokuror
Jamj një qytetar i zakonshëm, që përveçse më ka zënë halli me prokurorinë, më është dhënë mundësia të nihem dhe të takohem, me persona të profesioneve të ndryshme, mes të cilëve prokurorë, gjyqtarë, vëzhgues të ONM, dhe komisionerë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në bisedat mes tyre, ku ka rastisur të jemë edhe unë i pranishëm, thuhen histori të tilla, të cilat të duket sikur janë gatuar nga grupe “të fortësh” kriminelë dhe jo prokurorë apo njerëz që punojnë në sistemin e drejtësisë. Gjëra këto që lënë gjurmë te ne hallexhinjt, që jemi jahstë sistemit të drejtësisë, por të përfshirë prej hallit prandaj edhe revolta njerëzore është më e madhe. Si puna ime ka edhe shumë të tjerë që kemi mbështetur me zemër krijimin e reformës në drejtësi dhe ngritjen e organeve të vettingut dhe me shqetësim vërejmë se sa e vështirë është të shkarkosh disa lloj njerëzish pa skrupuj e vulgar, për nga mënyra se si e ushtrojnë pushtetin e drejtësisë.
Dua të besoj se drejtësia do të bëhet më e mirë dhe do të pastrohet nga prokurorët e gjyqtarët e korruptuar e të paaftë. Por kur dëgjoj se njerëz nga më të korruptuarit ua hedhin, tentojnë tua hedhin apo edhe i blejnë komisionerët e vettingut me mashtrime, joshje korruptive e poshtërsira, revoltohem pa masë. Këto me trembin shumë, se toleranca e njerëzve të mirë, e ka treguar historia se kanë lejuar të bëjnë karrierë dhe të marrin pushtet të madh, persona negativë, pa skrupuj, arrogant, prepotentë, delirantë të korruptuar, dhe të pashpirt, të cilët mbajnë peng gjithë shoqërinë. Në kushtet e Shqipërisë nuk është zgjuarsi të merresh hapur me njerëz të pushtetshëm sepse ata e kanë treguar se mund të fabrikojnë për interesa të tyre gjithçka prandaj dhe përfitojnë kriminelët e dhunshëm por edhe ato të korruptuar.
Por unë denoncoj me këtë letër
Theo Jacobs, Ferdonando Buatjer, Pamela Qirko, Olsjan Çelën, Arben Krajën, Elisabeta Imerajn, Altin Dumanin, Ened kondilin, Olsi Dadon, Pranvera Pustinën, Arns Çelën.
E kam ndjeklur me shumë shqetësim zgjedhjen e Olsi Çelës, Prokuror i Përgjithshëm, dhe kalimin e vettingut nga ana e tij. Edhe zgjedhjen e Pamela Qirkos si kryetare e KPK. Edhe zgjedhjen e Arben krajës si drejtues të SPAK. Edhe zgjedhjen e Elisabeta Imerajt prokurore te Tiranës dhe Altin Dumanit te SPAK. Këta janë prokurorë arrogant dhe të korruptuar. Prokurori Olsi Çela, u lidh me relatorin e çështjes Olsi Komiçi, nëpërmjet ndërmjetësit të tyre Alket Hyseni. Olsi Çela me mekanizmat e vet kriminal arriti të bleëë edhe ndërkombëtarin Ferdinando Buatjer, me të cilin është takaur, nepërmjet individit që thirret Don Agace
Si qytetar normal. Dua të denoncoj gjera që kam dëgjuar nga halli, për veprime të parregullta, të prokurorit të përgjithshëm Olsian Çela, që shtrembëron drejtësinë për interesa përfitimi financiarë e të karrierës personale. Pasojat po i vuajmë edhe ne që merremi me pronat, ku shantazhet më të rënda e të shëmtuara na vijnë nga prokurorë dhe OPGJ të cilët veprojnë në emër e për llograi të shefit të madh Olsi Çelës, bashkëpunëtorit të tij olsi Dados dhe Arens Çela. Emrat e këtyre me dalin edhe në ëndërr, se nuk ka ditë që të mos ndërhyjnë njerëz në emër të tij.
Përtej problemeve mes nesh, për të mos ju marrë kohë të kotë po ju përmend fakte që kërkojnë vëmendje dhe për të cilat mendoj se arrij tu jap indicie për të siguruar prova në abuzime të ndryshme
1-Olsjan Çela ka përfituar shumë të mëdha parash tek dosja e Xibrakës. Mjafton që të shihni dosjen dhe e keni të qartë si kristal situatën. Ky person ngarkoi shoqninë e vet, Olsi Dado dhe dhe Arens Çela të dalin te prokuroria e Tiranës dhe të mbledhin taksa, ndryshe Olsi Çela do të transferonte oficerët. Pasi njerëzit e shkretë nuk iu përgjigjën taksave që vuri Olsi Çela ai bëri transferime të pamotivuara në asnjë letër. Pasojat e veprimeve të olsi Çelës dhe shpurës së tij hajdute Olsi Dado dhe Arens Çela, po i vuajmë ne. Çdo ditë Olsi Dado ndërhyn te prokuroria e Tiranës, duke iupremtuar rritjen në detyrë pasi Olsi Çela ndikon te Elisabeta Imeraj. Arenc Çela luan rolin e sekserit ku olsi Çela e ka vënë si pikë kontakti me te gjitha prokuroritë për të vjelë para. Në rolin e është Pranvera Pustina që Olsi Çela e ka vënë shefe kabineti. Kjo prokurore që njihet për lidhjet e saj me Agron Gjanën, e persona të Adriatik Llallës ndikon te prokurorët e republikës së Shqipërisë sim e deleguara e Olsi Çelës
2 Ai ka financuar vëzhguesin ndërkombëtar Ferdinand Buatier, me të cilin e ka prezantuar Don Agaçi. Mundet te kontrolloni kontakte e Don Agacios me Olsian Çelën, ku do të shihni se nëpërmjet komunikimeve telefonikegjeni kontaktet e tyre. Ferdinando është paguar te rasti I olsian Çelës, për të mos bërë apel në gjykatën me të lartë te Natasha Mulaj.
3 Ai ka blerë komisionerët vetë dhe në veçanti relatorin Olsi Komiçi si shok i Alket Hysenit
4. Olsian Çela ka ndikim shumë të madh tek antarët e KLP se pasi ju ka bërë ndere, ju bën shantazh atyre.
Është gabim shumë i madh fakti që ky kaloi vettingun, nuk ka fuqi njeriu që të ndalojë abuzimin e tij. Sepse ai ka arritur nëpërmjet shkëmbimit të favoreve dhe korrupsionit të “kapë” dhe manipulojë politikën dhe këdo që i del përpara. Abuzimet në drejtësi do të jenë më të mëdha në raport me funskionet që ai do të marrë dhe duke parë aftësitë korruptive të tij në lidhje me funksionarët e lartë të drejtësisë në politikë etj. Ai mund të bëjë dhe të arrijë gjithçka.Ai ka lidhje me Engjëll Agaçin, Alket Hysenin dhe Taulant Ballën.

Edhe te Vettingu po bëhet nami, pasi janë fjalë që i kam dëgjuar të fliten. Pamela Qirko Balluku plotëson të gjitha kërkesat e motrës së vet ministres, Belinda Balluku. Ajo ka kalaur në Vetting disa individë me karrierë shumë të dyshimtë dhe njërëz të korruptuar.
Kam dëgjuar se në KPK, manipulohet edhe shorti ku komisionerët marrin dosjet e subjekteve që duan. Kështu Komisioneri Roland Ilia, ka marrë me dashje çështjen e Prokurorit Altin Dumani. Me këtë prokuror ky komisioner ka raport të ngushtë. Edhe me drejtuesin e SPAK, Arben Kraja, Roland Ilia ka raport të ngushtë dhe e ka kaluar në vetting.
Pamela Qirko u zgjodh kryetare në kundërshtim me ligjin. Kjo komisionere njihet për lidhjet e saj të ngushta me qeverinë. Pamela Qirko ka kaluar në vetting me para edhe të korruptuarin Zeqir Hodo.
Ajo ka raport shumë të ngushtë me të korruptuarin Theo Jacobs dhe mikun e tij Ferdinando Buatier, ku të tre bashkë vendosin atë që u kërkojnë njerëzit e politikës.
Një problem shumë i madh është dhe zgjedhja e Arben Krajës, si drejtues i SPAK-ut. Ky njihet kudo si një prokuror I kurruptuar dhe I paaftë është një prokuror mediokër ku mbahet mend vetëm për abuzimin e tij korruptiv me dosjen e quajtur “Rruga e Kombit” Te kjo dosje ai shpëtoi kundrejt parave dhe shumave të mëdha të cilat i përdori për të kaluar vettingun e vet dhe për të blerë antarët e Këshillit të Lartë të Prokurroisë për ti dhënë votën. Për shkak se pati para më shumë se Altin Dumani u bë ky drejtues SPAKU dhe jo Altini. Ky është tani drejtues edhe përse është zgjedhur me veprime abusive dhe korruptive
Tani Arben Kraja po drejton SPAK-un, në mënyrë abusive, duke e berë vetë shortin dhe duke mos lënë drejtuesit e seksioneve. Ky drejtues ka mbyllur çështjen komisionerëve të vettingut edhe npërse kanë qenë flagrante edhe përse kanë qenë flagrante për të ndikuar tek ata për miqtë e tij gjyqtarë dhe prokurorë. Ai ka hapur çështje Luan Dacit për hir të prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar duke shpërdoruar detyrën së bashku me Klodjan Brahon dhe Altin Dumanin. Mjafton të shihni vendimin e Gjykatës së Apelit të SPAK ku thuhet se nuk ka vepër penale.
Edhe prokurori Altin Dumani arriti të blejë vëzhguesin e huaj Theo Jacobs, ashtu siç e bleu edhe Donika Prela.
Duhet të merren të gjitha çështjet që ka mbyllur me korrupsion Altin Dumani tek Prokuroria e Tiranës si drejtues i Task Force. Edhe tani si prokuror në SPAK Altin Dumani po ushtron presion te njerëzit që kanë prona për të përfituar pasuri. Unë kërkoj që cështjet e tyre të hetohen edhe përse Olsi është Prokuror i Përgjithshëm, Dumani prokuror në SPAK dhe Kraja drejtues i kësaj prokurorie.
Theo Jacobs po sillet në mënyrë abusive me detyrën e tij. Ai ndërhyn te trupa gjykuese mjafton të kontrolloni emailet e tij.Ai ndërhyn sidomos tek rastet e njerëzve që i duken të fuqishëm. Ky vëzhgues është i njohur për aferat e veta korruptive në Kosovë, ku edhe mezi ia kanë mbyllur çështjen. Ai ka bashkëpunuar me Ferdinand Buatier dhe disa vëzhgues të tjerë. Në rastet kur shqiptarët duan ta përdorin Theo Jacobsin e shantazhojnë me çështjet korruptive në Kosovë. Edhe në Shqipëri si vëzhgues ky person po bën naming, ku ka ndërmjetës edhe të huaj të tjerë përfaqësues të misioneve ndërkombëtare këtu.
Ols Çela njihet si prokuror i paskrupullt e vulgarar, arrogant i korruptuar,. Ai ka mbyllur dosjen e Xibrakës me miliona euro të marra, ndërkohë që në vetting bëri si gjynahqar duke i shitur banesën në një shumë të madhe lekeëh më shtrenjtë nënës së tij
Dumani njihet te task Forca e Tiranës për bëmat e tij në bashkëpunim me Gentian Osmanin. Kanë bërë të dy së bashku me miliona euro dhe një pjesë të lekëve Dumani ia dha Theos për të kaluar vettingun pa problem.
Te dosja e Xibrakës është përfshirë edhe Ols Rama ku edhe ky ka ndihmuar për të kaluar vettingun e Olsi Çelës.
Edhe Valbona Sanxhaktari njihet për abuzimet e saj sin ë rastin e Donika Prelës, në rastin e Anita jellës. Në rastin e Anita Jellës vëzhguesi Theo Jacobs është paguar nga milioneri dhe krimineli Arjan Ndoja. Theo Jacobs ka bërë apel për Adnan Kosovën vetëm se ky i fundit nuk i dërgoi paratë që kërkoi Theo Jacobs. Lulzim Hamitaj ka dhënë votën për Fatri Islamit kundrejt pagesës ndërsa valbona Sanxhaktari u detyrua të kthejë lekët e marra. Edhe Entela Çiftja ka kalaur me korrupsion Zeqir Hodon së bashku me Pamela Qirkon. Në rastin e Etleva Dedës, Valbona Sanxhaktari ka qenë e korruptuar dhe ja ka kaluar vettingun me para
Një tjetër rast korruptiv është zgjedhja e Gentjan Ibrahimi kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Këtë person e ka vënë aty, me para të krimit të organizuar Fatmir Xhafa. Fatmir Xhafa është personi që kontrollon vetingun. Gent Ibrahimi si Kryetar KLP ka zgjedhur në kundërshtim me ligjin Arben Krajën, Olsi Çelën, Elisabeta Imerajn, Altin Dumanin, e sa e sat ë tjerë. Këto raste korruptive meritojnë të hetohen nga SPAK. Por, këto raste kanë kaluar, dhe këto persona e kanë kaluar vettingun. Mbi të gjitha unë jam i interesuar që të mos e kalojë vettingun drejtuesja e Tiranës, pasi i ka zënë vendin njerëzve që duhet të jenë aty, prandaj unë po ndalem gjatë te shkeljet e saj. Edhe përse unë e urrej këtë person faktet që po ju paraqes janë të vërteta pasi po denoncoj si një qytetar normal
Si qytetar normal dua të denoncoj gjëra që kamë dëgjuar nga halli për veprime të parregulltanë raport me respektimin e detyrës nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeri që shtrembëron drejtësinë për interesa përfitimi financiar dhe karrierë personale. Pasojat po I vuajmë ne që merrrmi me prona ku shantazhet më të rënda vijnë nga prokuror dhe OPGJ të cilët veprojnë në emër e për llogari të shefes së prokurorisë së Tiranës emri i të cilës na del edhe në ëndërr se nuk ka ditë që most ë ndërhyjnë njerëz të afërm të saj.
Përtej probelemeve mes nesh për të mos ju marrë kohë të kotë po ju përmend fakte që kërkojnë vëmendje dhe për të cilat mendoj se arrrij të jap indicia për të siguruar prova në abuzime të ndryshme.
1 Kushdo që ka pasur rastin të njiohë qoftë edhe në një moment të vetëm sepse atomn që ponojnë me Elisabeta Imerajn e kanë të qartë si kristali se ajo e ka bërë divorc fiktiv për të përdorur si shkak sa për të kalu problemin te KPK
2 Për të zvarrit procesin e vettingut ndaj saj dhe për të bërë presion mbi KPK, prokurorja Imeraj ka marrë kontakte të paligjshme me prokurorë e gjyqtarë të shkarkuar nga vetting të cilët janë shkarkuar nga anëtarë të trupës së saj. M etë arritur bërjen e kallzimit nga Fehmi Petku, Elisabeta nuk e kalon kallzimin në short sipas ligjit por përfshihet vetë personalisht në ceshtje si grup hetimi. Kjo tregon interesin e saj konkret në këtë çështje të cilën e nxitit vetë dhe e shkeli ligjin qëllimisht për shortimin, mund të konfirmohet nga kontaket e Elisabeta Imeraj dhe burrit të saj Agron Bajri, me ish gjyqtarin Femi Petku dhe njerëz të njohur të përbashkët mes tyre. Analzia e numrave telefonike nga njerëz që kanë aftësinë të bëjnë analiza të tilla nxjerr pa asnjë mundim në dritë bashkëpunimin mes tyre për të dëmtuar besueshmërinë e antarëve të vettingut dhe procesit në tërësi
3. Kjo shkelje flagrante e ligjit të prokurorisë dhe akteve nënlighjore të prokurorit duhet të shoqërohej me inspektimin nga ana e ish-prokurorit të përgjithshëm të përkohëshëm por vetë kjo e fundit e mbrojti atë duke mos vepruar edhe përse ILD nuk ishte krijuar akoma dhe ligjërisht I takonte asaj të hetonte nga ana disiplinore rastin dhe tia kalonte më pas ILD kur të krijohej dhe të njoftonte KLP për natyrën e shkeljes së bërë në mënyrë që kjo të merrte ato masa që kishte në dorë Ish-Prokurorja e përjithshme e ëprkohëshme kërkonte të kandidonte për prokurore te përgjithsme me mandate të plotë dhe nuk dëshironte konflikt me prokuroren Imeraj sepse ajo kishte ndikime të fort ate KLP nepërmjet kriojimit të favoreve opër një pjesë të amdhe të saj. Favoret kanë qenë të natyrave të ndryshme dhe një pjesë edhe hapur në konflikt interesi
Disave u ka marrë në punë fëmijët, nipërit apo mbesat e të afërmit që u krijon favore e lehtësira në punë apo në çështje të tjera ku këta kanë interesa
Edhe sot pot a inspektojë ILD e konstaton shkeljen dhe duhet tia përcjellë KLP se eshtë shkelje e tillë që nuk tolerohet se kompromentoi rëndë procesin e vettingut duke qenë vetë në vetting dhe duke u përfshirë në kundërshtim me rregullat në hetim pa short vetëm për të deligjitimuar komisionin e vettingut. Eshtë arsye e fortë për ta hequr nga drejtuese sepse po pengon vettingun të kryejë punët.
4. Po me heshtje kaloi edhe KLP në këtë rast siç edhe pritje të ndikuar jo vetëm në kushtet e konfliktit të interest, pasi pothuaj gjysma e antarëve të KLP ka përfituar avantazhe nga Elisabeta Imeraj. KLP kishte ligjërisht kompetencën të ndërpriste urdhërin e Elisabeta Imerajt si titullare duke e lënë të ushtronte thjesht detyrën e prokurorit që të mos lejonte që ajo të kishte ndikim as te pjesa administrative e punonjësve por edhe tek ai staf i prokurorëvete te shortet, për mënyrën e ndjekjes e zgjidhjes së çeshtjeve si dhe të çlironte organin e vettingut të kryente nornalisht detyrën kushtetuese
5. Puna shkoi edhe më keq kur KLP po ia zgjat pa fund prokurores Elisabeta Imeraj komandimin në prokurorinë e Tiranës fakt ky që po shkakton dëmë në procesin e vettingut ndaj këtij subjekti rivlerësimi sepse po I jep asaj mundësinë të fshehë dokumente e të pengojë KPK në detyrën e saj ku po ushtron presion dhe ndaj antarëve të tjerë të trupës gjykuese për ti ndrydh siç janë Roland Ilia dhe Lulzim Hamitaj
6 Te rasti I z Hamitaj është përfshirë duke ndërhyrë me prokurorët që kanë varësi në nivel drejtuesë seksionesh si Kolë Hysenaj njërez me reputacion shumë të ulët dhe të njjohur publikisht is njerëz pa integritet moral e të korruptuar në gen të cilët I përdor si zbatues të urdhërave të saj për të gjithë abuzimet që kryen Lulzim hamitaj I hapin dhe mbyllin dosjen kur I do qejfi Elisabetës se për prokurorët e tjerë nuk bëhet fjalë se ata nuk kanë kurajo për të kryer veprime të tilla abusive ndaj komisionit të vettingut. Ky komisioner është nën presion arbitrar por edhe trupa në përgjithësi është e frustuar sepse si çdo qenie njerëzore edhe ata kanë problemet dhe të fshehtat e tyre që nuk donin ti dinin të tjerë
7 Flitet se Roland Ilia ka shkaqe për të cilat nuk duhej të ishte emëruar në detyre sepse ka qenë në procesin penal nr 964 në vitet 2016 në Shkodër dhe në masë sigurimi në kohën kur ka aplikuar për të qenë pjesë e KPK fakt të cilin duhej ta kishte deklaruar sepse është kriter përjashtues dhe kusht pazgjedshmërie. Kjo gjë e përfol dhe e bën Rolandin fragile përpara presioneve të saj, sepse Prokurorja Elisabeta Imeraj flitet se I ka siguruar kopje të dosjes
8 Prokurorja Elisabeta Imeraj duke shfrytezuar postin zyrtar bën marrëveshje të errëta për të fshehur dokumenta ndaj eksponentëve të korrupsionit të cilët ioshin edhe symbol dikur I korrupsionit dhe arsyeve se përse reforma u bë domosdoshmëri duke e kthyer organin e prokurorisë kështu si pronë private të saj. Rast flagrant është marrëveshja me prokurorin Agron ghjana ish prokuror I prokurorisë së Durrësit të cilit I kanë fshehur një ceshtjer kur ai ka qenë hetuar për korrupsion apo premtime për marrje lekësh për të ndikuar në kryerjen e punëve të kërkuara nga të akuzuarit. Flitet që kësaj dosje I kanë fshirë emrin në regjistrin penal si dhe në kapakun e dosjes në mënyrë që asnjë të mos e gjente dhe të mos I conte organeve të vettingut për ta verifikuar
9 Meqë po flasim për fshehjen e dosjeve që do të shërbenin për vlerësim për llogari të vettingut për prokuroren Elisabeta Imeraj nuk jam im përditësuar deri në këto moment nëse ia kanë çuar komisionit të vettingut apo ONM por ajo që di para se të krijohej Pandemia e covid 19, Imeraj duke përfituar si drejtuese ka fshehur prej muajsh ato dhe nuk ia dorëzon komisioni të vettingut dhe ONM disa dosje ku është e përfshirë dhe e kompromentuar
Nëse keni interes për të vërtetën shikoni kontaktet dhe kërkesat tuaja ose të ndërkombëtarit të ONM që ka ndjek rastin e saj drejtuar prokurorisë së Tiranës dhe prokurorisë së përgjithshme sepse do të gjeni aty edhe arsyet e pengesës dhe arsyet se përse ajo është në gjendje të bëjë vepra të ndëshkueshme penalisht vetëm që të vijojë të jetë prokurore. Kjo është krim nëse verifikohet dhe rezulton e vërtetë
Po e kaloi vettingun nuk ka fuqi njeri që ta ndalë abuzivizmin e saj sepse ajo ka arritur nëpërmjet shkëmbimit të avoreve dhe korrupsuionit të kapë dhe manipulojë politikën dhe këdo që I del përpara. Abuzimet në drejtësi do të jenë më të mëdha në rapor me fusnksionet që ajo do të marrë dhe duke parë aftësitë korruptive të saj në lidhje me funksionet e larta të drëejtësisë në polituikë etj, ajo mundtë blejë dhe arrije gjithçka
10 Për të tregaur nivelin e abuzimeve të saj mjafton të përmendet fakti se ajo arriti të heqë nga kërkimi dhe të mos I kufizojë lirinë dhe përse kishte urdhër kerkimi nga policia etj, në rastin e pronarit të firmës GEGA OIL në vitin 2019 duke e favorizuar atë.
11 Nëse doni të shikoni korrupsiuonin e saj mjafton të shohësh rastet se kur ajo përfshihet nëpër çështje dhe si përfundojnë qoftë masat e sigurimit qoftë edhe akuzat e personave për të parë se si katan diset gjeli një thelë. Të gjitha janë çështje të tatimeve shpërdorim detyre, etj, të cilat nga skema mashtrimesh me TVSH përfundojnë në falsifikim formularësh apo akuza më të lehta, ose nga urdhëra ndalimi apo arrestesh në masa me afat dhe pastaj në masa më të buta dhe nuk mnë përgjegjësi penale asnjë nga drejtuesit e firmave mashtruese në skemat e TVSH por vetëm persona të dorës së fundit, nevojtarë për bukë të gojës
12 Të njëtin fat pati edhe çështja e tenderit te mbikalimi I sheshit “Shqiponja” një mega aferë korruptive që përfundoi te një përson I vogël I zakonshmë, kurse gjigandët që e krijuan skemën dhe sot vazhdojnë lirshëm. Ajo e mbylli në mënyrë të fshehtë dhe jashtë dijenisë së mediave megjithëse ishte një nga aferat korruptive më të mëdha e të mbuluara më shumëm mediatiksiht dhe nëse hetimi do të ishte I suksessshmë atëherë është afër mendjes që do e trumbetonte në medie si punë e mirë Por që gjithmonë Elisabeta si mjeshtre e abuzivizmit dhe vëniues në dispozicion të botës së errët të krimit e politikës e mbhylli sikur të ishte abuzuar me një kioskë byrekësh Përflitet se ajo ka përfituar shuma marramendëse përveç sigurisë për tu mbështetur në karrierën e saj me të gjtiha mënyrat
13 Në konflikt të hapur interesi përfitoi nga shteti dhe shuma të mëdha parash si qera nga ambjentet sespe zsyrtarë të shtetit të përdfshirë në skandalin e mbikalimit tek sheshi shqiponja jo vetëm ndikuan te shoqëritë me pronar shtetinn që të marrin pallatin e elisabetës zyra me qera. Nëpërmjet detyrës ajo detyron entet publike të marrin me qira të alrta për zyra ambjente në pronësi të saj dhe bashkëshoritt të saj veoprim ky që bëhet për të faituar të ardhura financiare por edhe për të pastruar paratë e korrupsionit
14 Eshtë e habitshme pork u është Elisabeta Imeraj shkojnë edhe çështjet që në thelb janë afera të mëdha korruptive Shembull për këtë është dhe çështja ku preket e intetresuar familja Toptani e cila u nis në mënyrë të pazakonte me sugjerimin e opgj të Elisabetës kur ishte prokurore të prokuroria e Krimeve të rënda pa kaluar rrugën proceduriale adminsitraive si çdo kallzim apo referim tjetër dhe pasi bëri sekuestro I mban zvarrë dhe pa veprime të shpeshta çështjen në dorë për të mbajtur peng personat nën hetim por edhe ato të dëmtuar. Në periudhën që ajo u komandua nga Prokurroia e krimeve të rënda në prokuroinë e Tiranës si drejtuese u shpall edhe moskompetenca e hetimit të kësaj çështje dhe çuditërisht mori përsëri personalisht këtë çështje te Prokuroria e Tiranës pa kalaur procedurat ligjore të shortit Rastësi të jetë kjo?
Për këtë informohuni duke parë dosjen dhe merrni kontakt me palët sepse kjo prokurore e mban dosjen në mënyrë të pajustifikuar në dorë pas 2-3 vitesh për interesa personale
15 Historitë abusive të saj janë pa fund por po e mbyll me besimin se secili prej jush do të bëjë verifikimet e duhura në faktet që po referoj sepse pavarësisht se kush e bën denoncimin ligjërisht të dhënat e përmbajtjes së tyre mund të verifikohen nga Komisioneri prokurori ose policia gjyqsor për të siguruar element të provës që konfirmojnë vërtetësinë e tyre.
Sa më sipër kërkoj verifikimin e veprimeve abusive të Pamela Qikos, Valbona Sanxhaktarit, Ols Çelës, Altin Dumanit, Arben Krajës, Elisabeta Imerajt, Ols Dados, Arens Çelës, Pranvera Pustina, Theo Jacobs, Ferdinando Buatier.
Drejtohuni institucineve për faktet e sinjalizuara dhe nuk do të keni surpriza por do të konfirmoni vërtetësinë e tyre
Me shpresë e besim në profesionalizmin tuaj në punën që u është ngarkuar.

Me respekt e konsideratë

Rrahim Shehu

Gjetjet e OMN për prokuroren e Tiranës.

Kryegjetja e OMN eshtë Rrahim Shehu, një anonim që ka ndërtuar skemën kundër drejtuese së akuzës së kryeqytetit, dëshmi ku është mbështetutr vëzhguesi ndërkombëtar duke besuar gjithcka pa prova mbështetëse.
E dashura e pretenduar e Hans Kijlstras, tjetër përfaqësues mandatmbaruar, për të cilin Theo Jacobs kërkon llogarim prokurores Imeraj, sepse pretendohet se ai është vënë nën survejim, gje që nuk është gjetur e mbështetur nga asnjë institucion shtetëror e agjenci zbatimit të ligjit pas hetimit të bërë.
Edhe gjetja 2 e ONM është me burim besueshmërie Rrahim Shehun, që siguron se Prokurorja ka përgjuar komisionin vëzhgues. Institucionet shtetërore, polica e shtetit, shërbimi informativ dhe çdo shërbim tjetër nuk e gjejnë askund të provuar pretendimin e Rrahimit gjithditës në përgjgjet zyrtare të kthyer Komisionit të pavarur të Kualifikimit.
Këto janë në anglisht dhe shqip kërkesa që OMN përcjell Komisionerit se gjetjet e saj duhen marrë parasysh e çmuar si prova. Ndërkohë në asnjë nga rastet Jacobs nuk përmend dhe nuk merr në Konsiderate dekalrimet e të njëtit Rrahim, që akuzon për korrupsion Theon dje përfaqësues të OMN. Nuk dihet Rrahimi i vërtetë.

 

%d bloggers like this: