Konflikti i armatosur në Velipojë/ Ademi akuza Ministrisë së Turizmit dhe Agjensisë Kombëtare të Bregdetit: Nuk vepruan në kohë, ngjarja mund të parandalohej

Ngjarja e rende në Velipojë, ku mbeten të vrarë 4 persona e u plagosën 2 të tjere, për kryebashkiaken e Shkodres, Volrana Ademi, është këmbanë alarm i forte per strukturat e shtetit. Ajo hedh akuza te drejteperdrejta  ndaj Ministrisë së Turiszmit dhe Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, që sipas saj nëse du të kishin vepruar brenda afateve dhe përcaktimeve ligjore për statcionet e plazhit, mund të kishin parandaluar vrasjen macabre që tronditi Velipojen e mbarë Shqipërinë “Konflikti i armatosur në mes të Velipojës, një zonë turistike dhe në mes të sezonit, mund dhe duhej të ishte parandaluar, nëse policia dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese do të ishin të pranishme në territor, në zbatim të Akteve Normative për orën policore për pandeminë, nëse do të kishin vepruar pērpara sapo janë njoftuar gjatë ditëve të fundit për konflikt të mundshëm” shkruan Ademi në regaumin zyrtar.

Në emer   të Shkodrananëvem ajo i bëri thirrje autoriteteve shteterore të bëjnë me përgjegjësi detyrat e tyre, ne zbatim të Kushtetutës.

“Kërkoj me forcë, edhe në emër të shkodranëve, që strukturat e shtetit të funksionojnë, duke kryer detyrat e tyre në zbatim të Kushtetutës e ligjeve, në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës. Në Velipojë ngjarje të tilla janë shumë të rënda, konflikte të shkaktuara për sjellje dhe vendimarrje të vonuara apo të munguara të shtetit” thotë më tej Ademi në reagimin e saj

Faktin që shteti dhe Agjensia  Kombëtare e Bregdetit, nuk ka ndërhyrë në kohë, për të evituar konfliktet, që shkuan deri në atmatimin, e konfirmon edhe vetë Pjeter Gjocaj,  i ati i dy prej viktameve, Xhovani dhe Emdond Gjocajt. Ai tha se ishin ne pritje te pergjigjes per ndarjen e shezllongjeve.

Sinkkk

Vrasja e katërfishtë në Velipojë, pas konfliktit mes pronarëve të dy hoteleve duket  ka ndikuar edhe pushuesit, të paktën të dy bizneseve që u përfshinë në ngjarje. Ata janë larguar mëngjesin e së djelës,  për ti perfunduar pushimet diku tjter.

 

%d bloggers like this: