Përfundon numërimi për kandidatët në Gjirokastër, ja si u ndanë votat

Është mbyllur numërimi për kandidatët në Qarkun e Gjirokastrës. Tritan Shehu, deputeti i vetëm i zgjedhur nga radhët e PD-së në Gjirokastër ishte në një garë shumë të fortë për votën preferenciale me kandidatët ne tjerë, por gjithsesi përfundoi i parë. Shehu mori 3364 vota, kundrejt 2430 të Roland Bejkos dhe 2058 të Entela Shehajt. Nuk ka surpriza në listën e LSI, ku Vangjel Tavo ka marrë vetëm 2237 vota kundrejt 845 votave të kandidatit të katërt Albert Malaj, i cili renditet i dyti nga mbështetja preferenciale.

Sa i përket PS-së duhet thënë se drejtuesi politik i qarkut, Bledar Çuçi ka marrë një numër të madh votash krahasur me të tjerët – me 11932 të tilla. Laert Dura renditet i dyti si në listë edhe te PS me vota pasi ka marrë 4129, ndërsa kryesuesja e listës Mirela Kumbaro renditet e treta te PS me 2528 vota. Kujtojmë që Qarqet e tjera që kanë mbyllur kët1% proces janë Kukësi, Korça.

%d bloggers like this: