Situata me Covid-19/ 563 raste të reja, 8 viktima në 24 orë

Mbetet i lartë numri  i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë.   Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 563 raste të reja me COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën 8 qytetarë. Kështu numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 25,294 ndërsa ai i viktimave në 579.Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,723 testime, prej të cilave 984 janë testime që janë kryer për arsye depistimi.Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
255 raste në Tiranë, 56 në Gjirokastër, 43 në Shkodër, nga 24 raste në Korçë, Elbasan, 20 në Fier, 17 në Krujë, 11 në Sarandë, nga 10 raste në Pukë, Kolonjë, nga 9 raste në Lushnje, Mallakastër, nga 8 raste në Lezhë, Kavajë, nga 7 raste në Vlorë, Berat, nga 6 raste në Kukës, Peqin, nga 5 raste në Durrës, Has, nga 4 raste në Tropojë, Gramsh, nga 3 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 2 raste në Delvinë, Tepelenë, nga 1 rast në Mirditë, Kamëz, Përmet, Dibër, Malësi e Madhe. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 367 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar. Gjatë  24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë  të moshës nga 33-76 vjec.

%d bloggers like this: