Situata kritike e Covid/ Conte paralajmëron shtrëngim masash, mësimi në gjimnaze online

Qeveria italiane do të shtrëngojë masat për të kufizuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit. Kryeministri Giuseppe Conte lajmëroi këtë të hënë se, nuk do të ketë bllokim mbarëkombëtar në të gjithë vendin, por do ketë kufizime. Shkak për këtë vendim, rritja masive e të infektuarve me Covid.

Conta tha se për të gjithë territorin kombëtar ne ndërhyjmë vetëm me masa specifike që të frenojmë përhapjen e sëmundjes së virusit. Ndër masat që do të ndërmeren në zonat e prekura janë: mbyllja e qendrave tregtare, dhomave të lojërave, sallave të bingos dhe këndeve të basteve. Gjithashtu bëhët me dijë se muzetë do të mbyllen në të gjithë territorin, madje edhe në rajone ku rreziku i infektimit është më pak i përhapur.

“Ne parashikojmë kufizime për udhëtimet në mbrëmje dhe mësimi në distancë për shkollën e mesme” – deklaroi kryeministri. Conta shprehu se masat më të rrepta, duke përfshirë frenimin e udhëtimit ku ishin rajonet më të goditura dhe futjen e një shtetrrethimi gjatë natës, tani janë të nevojshme duke pasur parasysh rikthimin e virusit. Ai paralajmëroi se njësitë e kujdesit intensiv do të mbingarkoheshin deri në muajin e ardhshëm, nëse nuk ndërmerren veprime.

 

%d bloggers like this: