Pesë viktima dhe 596 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë, situata epidemiologjike vijon të mbetet tepër shqetësuese. Shifrat e të të prekurve 24 orët e fundit, shënuan një ulje të lehtë, por ky tregues, më shumë se përmirësim i situatës, duhet lexuar si shqetësim, pasi është ulur ndjeshëm numri i testimeve ditore. Instituti i shëndetit Publik, njoftoi se janë  konfirmuar pozitiv me Covid, 596 raste të reja nga realizimi i 1,559 testimeve. Sipas të dhënave të këtij Instituti janë regjistruar edhe 5 raste që kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 773.

Numrin më të lartë të inefktimeve e mban komuna e Prishtinës, me 295 raste të reja. Autoritetet shëndetësore në vend kanë raportuar se, që nga fillimi i pandemisë dhe deri më tani janë prekur nga sëmundja e Covid 25,338 persona.

Në këtë periudhë janë mbyllur edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.

 

%d bloggers like this: