Pacienti tentoi vetëvrasje, Berisha: Dënoj qëndrimin indiferent të Ramës ndaj këtij fenomeni të përsëritur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e sotme në spitalin Infektiv, ku njëri nga pacientët tentoi të vriste veten, duku e hedhur nga ballkoni i spitalit. Ish- kryeministri akuzoi Ramën se po qëndron indifenet ndaj një situate të tillë, e cila po përsëritet në mënyrë të vazhdueshme. Sipas Berishës rastet e vetëvrasjeve që ndodhin në spitalet Covid në vendit tonë, janë më të shumta se në të gjitha spitalet e Europës. Berisha tha se kjo vjen si ruzultat i mungeses së  personelit mjekësor, mos marrjes së masave të domosdoshme mbrojtëse nga ana e qeverisë, sidhe për shkak të panikut që përhapi Rama për tre muaj me radhë me shifrat e viktimave.

%d bloggers like this: