Europa drejt izolimit, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës ranë ndjeshëm të hënën, ndërsa shumë vende të Europës kanë vendosur izolime të pjesshme për shkak të rritjes së të infektuarve.

Nafta e papërpunuar Brent, pika referuese globale, ra deri në 5% në tregtinë e mëngjesit herët në Azi, duke prekur nivele që janë parë për herë të fundit në maj. Ndërkaq, West Texas Intermediate, pika referuese në SHBA, ra me 2.49%, në 34.90 dollarë për fuçi.

Rënia çmimit erdhi pas vendimeve të marra nga qeveritë evropiane për të vendosur një raund tjetër të kufizimeve të ashpra të koronavirusit.

Franca, Gjermania dhe Belgjika po kthejnë bllokimet në të gjithë vendin, duke mbyllur restorantet dhe bizneset jo-thelbësore për disa javë dhe duke kufizuar udhëtimet. Në Mbretërinë e Bashkuar, autoritetet po vendosin një bllokim që është planifikuar të zgjasë deri në 2 dhjetor.

Këto katër vende konsumojnë ekuivalentin e pak më shumë se 6% të konsumit global, “kështu që nuk është për t’u habitur që ne po shohim reagimin e tregut,” shkruan shefi i strategjisë së mallrave të ING Warren Patterson.

%d bloggers like this: