Edukatoret me Covid, mbyllen 2 kopshte në Vlorë e Orikum

Sëmundja e koronavirusit vazhdon të prekë njerëzit e insitucioneve shtetërore. Është marr vendimi për mbylljen e kopshti nr.10 në qytetin e Vlorës, janë infektuar edukatoret. Për shkak të kontakteve që ka pasur edukatorja me  një numër të madh fëmijësh, ISHSH ka vlersuar që të meret vendimi për mbylljen e tij.

Mësohet se i gjithë stafi i është nënshtruar testimit dhe po dezifektohet ambienti brenda. Bëhet me dije se kopshti  i qytetit bregdetar, do të qëndrojë i mbyllur deri në momentin e daljes së përgjigjes së tamponëve për pjesën tjetër të stafit.

Po kështu, nga ISHSH e Vlorës është mbyllur edhe kopshti në Orikum pasi 4 nga 5 punonjëset e tij kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

%d bloggers like this: