Berat/ Mbyllet qendra shëndetësore, infektohen dy infermiere me Covid

Situata epidemologjike e koronavirusit në vend vazhdon që të jetë shqetësuese. Mbyllet qendra shëndetësore në Berat, infektohen me Covid dy infermiere. Infermieret e kësaj qendre nuk kanë pasur asnjë kontakt pozitiv të afërt apo brenda familjes dhe nuk dihet ende se nga janë infektuar. Dyshohet se mund infektuar nga ndonjë pacient. Bëhet me dije se, qendra do të mund të hapet nëse do të arrihet të gjendet personel shëndetësor zëvendësues. Mësohet se i gjithë personeli i mjekëve dhe infermierëve është karantinuar dhe do ti nënshtrohet tamponit. Burime të brendshme pranë DSHP-së  thanë se ka vonesa në kthimin e përgjigjeve të tamponëve. Sot kanë mbërritur në Berat përgjigjet e tamponëve të dt.24 Tetor.

%d bloggers like this: