Nga Irma Marku/ Një vit i mbrapshtë po nis…

Një vit i mbrapshtë po nis…
Sot është e premte. E premtja nisje fundjave e përgatitjes për fillimin e vitit të ri shkollor. Në fakt duhej të ngarendnim për tu stolisur, blerë lulet e të tjera përgatitje të zakonëshme në ditë të tilla, por në sytë e vajzave të mia shoh veç ankth, padëshirë dhe hiçin e nisjes së një enigme që emrin e ka nxënie, përgatitje për jetën, ,,
Unë vetë, arsimtare ndjehem po kështu, e papërgatitur .
Si të mos mjaftonte e gjitha kjo, lexoj në një prej organeve periodike intervistën e zëvendësministres së arsimit Znj. Guga.
Një tallje e hapur,gënjeshtra në radhë për tu derdhur ishte e tëra.
Dhe përcjellë nëpërmjet emrit të Ninës, është i pashmangshëm zhgënjimi.
Përse gënjeni Znj. Nina!?
Ju thoni se ngarkesa e orëve është bërë në dakordësi me mësuesit dhe kjo s’është e vërtetë!
Mësuesit janë gjendur përpara faktit të kryer, ku ngarkesat e orëve ishin ndarë, miratuar në ZVA. (asnjë mundësi komenti, përpos dëshirës së brendëshme) sanksionuar gjithçka. Kjo, kur mësuesit nuk ishin ende në shkollë. Madje, për të vazhduar fshehtësinë dhe suspensin janë mbajtur në anonimat edhe klasat përkatëse.( Të jetë pjesë pazaresh meskine vallë..?!)
Ju përmendni ORË SUPLEMENTARE dhe kjo është vetëm tallje, thënë prej jush. E përmenda më sipër se qasja juaj qeveritare, për mua personalisht dhe jo vetëm do të thoshte një zë i arsyeshëm, që e njeh realisht arsimin, qe ia di dhimbjet e plagët e që mundet t’i kuptojë e vlerësojë kolegët. Në fakt, kjo pikërisht nuk ndodhi!
Nuk arsyetohet aspak termi i gabuar, dhe jam e sigurtë që nuk është përdorur qesim. E dashur Znj. Guga, mësuesit nuk do të kenë orë shtesë në normën e tyre. Mësuesve do t’u duhet të bëjnë dyfishin e orëve mësimore, të përcaktuar me ligj. Ju e dini mjaft mirë së minutat e shkurtuara nuk janë në lehtësimin e punës së mësuesit, por një ngërç më shumë për realizimin e temave të reja mësimore.
Ju e dini se Kurrikula me në qendër nxënësin nuk do të funksionojë, sepse në ato 30 minuta është mësuesi që vetëm do të spjegojë…Përsos të tjerash, mësuesi duhet të komunikojë me prindërit, ti instruktojë për bërjen e detyrave që nxënësi nuk do ti realizojë në klasë.
Në këtë intervistë tuajën ju ishit një zgjatim politik, që përcillnit premtime elektorale. Ju ishit zëri i shefit, në pamundësi të Besës në ikje. Ju ishit borizani i gënjeshtrës premtim të pambajtur të shëfit të Linditës së para 7 viteve. Ju ishit transplanti i dështuar i një kirurgu kartoni.
Në sytë e mi dhe jua siguroj, jo vetëm të mitë, Ju Nina nuk ishit një nga ne, por Ata që përçudnuan emrin dhe punën tonë!
%d bloggers like this: