Nga Basir Çollaku/ Kraja, Çela, KLP e KLGJ plotësojnë formularët e votave të Edi Ramës

Nga Basir Çollaku

Edi Rama ka tre muaj qe ka nisur vjedhjen e dhunshme te votave per zgjedhjet e ardhshme. Prej shume kohësh ka nisur presioni kriminal ndaj administratës. Nga qeveria dhe bashkitë me bandite e pushtet.Kudo. Në çdo zyrë. Në arsim, shëndetësi, polici, ushtri, kudo. Çdo drejtor i një zyre shtetërore e publike, shpërndarës këtij formulari është me fajtor se çdo shpërndarës droge. Sepse kjo është e dhunshme ajo tjetra, e drogës është me marrëveshje. Krim të dyja. Kjo kapërcen trafikantët. Skena është zgjatuar dhe në bizneset private. Tek ata, kompani që marrin tendera e punë publike nga qeveria. Ata përveç ryshfetit financiar rreth 25 perqind kanë dhe detyrim numër votash, ndryshe thesari si padashje harron të bëjë pagesat. Nuk përzgjidhesh në oborrin e majmërisë.

Provat, formularët ku u kërkohet të punësuarve te garantojnë nga 20 deri në 30 vota janë publikuar. Nëse nuk plotëson normën e votave, atëherë largohesh nga puna, punë të cilën një pjesë, e kanë fituar në të njëjtën mënyrë. Tani dhuna e pushtetit shtrihet kudo dhe në rrethin familjarë të të punësuarit elektoralë. Urdhëri i përsëritur është dhënë para pak ditësh në një mbledhje të kryeministrit Rama, me kryebashkiakët. Ultimatumi i tij do 74 mandate per të ndenjur në atë karrike ku po plaçkit çdo qindarkë dhe çdo centimetër pronë e pasuri publike. Ku po jep dorën e fundit diktaturës së re, huazuar nga Shqipëria e vjetër.

Ka mjaft të bindur të nënshtruar, madje dhe paaftë, guximi i të cilëve nuk thotë dot jo, por kanë nisur raportimet me emra konkretë.

Aështë kjo vepër penale?!

Nuk do mend e kalem.

Madje dhe nën këto bojatisjet e marrëveshjeve, e reformës së re, masat ligjore ndëshkuese janë forcuar. Një lesh me qime. Kryeminsitri, kryebashkiaku i Tiranës dhe të rretheve, duhet sot të ishin në ndjekje penale. Në hetim. Nëse mbi këta fajtorë do hidheshin prangat, zgjedhjet do të jenë të lira, por ka një pamundësi.

Edhe grabitësit dhe vota nuk mund të jenë njëherësh të lire. Edi Rama, Erion Veliaj, i nderuar Prokuror i përveçëm janë duke vjedhurA janë gjashtë mijë eurot e dyshuar për ryshfet të gjyqtares në Durrës një hata shumë herë më e madhe se vjedhja e nisur prej Edi Ramës dhe Erion Veliajt, qeverisë, kryebashkiakëve? Vetem një gomar mund të thotë po. Tjeret me dy këmbe dhe një kokë standarde e kuptojnë se gjëma është në duart e këtyre batakçinjve zaptues të zyrave. A lind e drejta e njerëzve ti hedhin në Lanë në një farë mënyre këto pengmarrës ?!Sigurisht nuk do pritje të gjatë.Habia më shtyn të pyes prokurorin e posacëm Arben Krajen, atë të pergjithshëm Olsian Çelën, Aida Hajnaj, kreun e KLP Gent Ibrahimin, ate të KLGj, krerët e prokurorive të rretheve dhe gjykatave, ju kanë ardhur formulari raportimit të votave? Sa ju kërkohen 50 apo 100 meqë keni ca pushtet të dhuruar nëpër duar e do sajdisni atë të gjatin tuaj. Sepse ju si votues të lërkushtuar, zgjatime të adminstratës së lartë komuniste jeni ripromovuar. Këtu nuk rrjedh ndonjë dilemë e madhe.Gjithashtu nuk eshtë aspak habi të afërm tuaj punonjës administrate dhe kanë jo pak prej tyre nga nderet tuaja ta kenë shënuar emrin tuaj si votues të PS dhe Edi Ramës. Sepse ata janë të bindur në mosgënjeshtër ngaqë ju i keni votuar gjithnjë dhe keni marrë karriket prej tij.Në këtë kontekst, mosveprimet e Prokurorisë, e njerezve të sistemit të drejtësisë të përfshirë në këtë heshtje, janë objekt i ndjekjes penale. Prokurori përfaqëson shtetin, bëhet palë hapur  me pushtetin dhe këtu zgjedhjet i ka marrë shejtani. Rëndësi ka ta plotësoni formularin elektoral të Edi Ramës, Erion Veliajt 60 kryebashkiakëve e pafund drejtorëve të urdhëruar. Pastaj ankohuni se ju bën nënën qeveria…Kjo mosmarrëveshje, nga ky peng ku Rama.e ka futur vendin nuk dilet me reforma. Nga një pushtet i bashkëdrejtuar me qelitë e burgjeve nuk ka evolucion. Sepse Edi Rama.është duke ndarë hisen e vjedhjes së tij në cdo pallat, në çdo investim. Ndaj do kohë, do mandat.Partia Demokratike kur shikon se Rama dhe banda e tij ndonëse kanë pushtuar çdo instituciin, po pushtojnë edhe çdo rrugë, nuk mundet të shoresojë te garantorët e huaj të dremitur. Nuk mundet të bindë shqiotarët se shoku kriminel nga qelia dhe qeveria do tërhiqet me dëshirë. Jo kjo mesele do shkundje dhe shkulje. Përballje me.çdo mjet e mundësi përtej atyre të thëna demek demokratike. Opozita dhe PD e kanë detyrim të panegociueshëm. Nuk ka shteg tjetër, sepse i ka pushtuar të gjitha ky kreu kalendarik i OSBE, për turpin tonë dhe atyre që ende e dëgjojnë jashtë vendit. Këtu, siç kanë ardhur terezitë, punë demokratike bën shkrepësja dhe Arma. Tjerat janë qoka leshi të ndërkombëtarëve të cilët hargalisen në mijëra euro në muaj dhe ndonj sevdalleshë nate si dhuratë në krevat. Nëse kjo formë  është demokraci hajde ta heqim qafe me shunë dëshirë..Se pastaj do jeni të lirë dhe ju skllevërit elektoral të sotëm…

%d bloggers like this: