BASHA: QEVERIA DËSHTOI, PD GATI PLANIN PËR EKONOMINË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reagur mbi gjetjet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Raporti fliste për një klimë aspak tërheqëse për të bërë biznes, ndërsa evidentonte si shkaktarët kryesore të tkurrjes drastike të investimeve të huaja në Shqipëri, korrupsionin, kontratat ppp dhe konfliktet e pronësisë.

Një analizë, duke vënë theksin te gjendja e sipërmarrjes ne vendin tonë ka bërë edhe lideri i opozitës. Sipas tij vetëm gjatë këtij viti, shifra e rënies së investimeve është 100 milionë euro. Referuar raportit të DASH, Basha shkruan në profilin zyrtar se ekonomia e  Shqipërisë është buzë greminës dhe në një krizë të paprecedentë. Kjo situatë është pasqyruar së fundmi në shumë raporte të organizmave ndërkombëtare, por ende nuk ëshët ndërmarrë asnjë politikë për të frenuar kolapsin ekonomik. Në gjetjet e bëra publike nga këto insititucione Shqipëria, jo vetëm që nuk po thith më investime të huaja, por dhe sipërmarrësit vendas po largohen dhe zgjedhin shtete të tjera për të zhvilluar aktivitetin e tyre. Pavarsisht sfumimit të gjendjes reales, varfëria, papunësia dhe falimenti i bizneseve nuk mund të fshihet më as nga inistitucionet shtetërore. Kujtojmë që MFE ka publikuar raporte që ngrejnë alarmin, por vlen për tu theksuar se gjendja është shumë më keq se në raportet që dalin nga dyert e qeverisë. Kryetari i PD, shkruan se treguesit gjatë drejtimit të vendit nga kabineti Rama kanë pësuar vetëm përkeqësim.

“Në 7 vite, në Shqipëri ka mbizotëruar klima e largimit të investitorëve strategjikë dhe seriozë. Në vend të tyre lulëzuan kompanitë offshore, PPP-të dhe koncensionet, që veç korrupsionit në çdo hallkë, nuk ofruan asnjë shërbim cilësor apo përmirësim të jetës së qytetarëve”, thuhet në reagimin e Bashës. Ai premton se një nga angazhimet parësore të qeverisjes së ardhshme do të jetë ekonomia. Rimëkëmbja e saj do të arrihet përmes krijimit të kushteve për një treg të lirë dhe konkurrencës, luftës kundër korrupsionit, anullimit të PPP-ve korruptive, uljës së taksave. Këto janë disa nga pikat e programit të bëra publike nga selia blu.

 

%d bloggers like this: