Votohet qeveria e re në Maqedoninë e Veriut/ Shqiptarët drejtojnë Kuvendin e rreth 50% të ekzekutivit

Nga mesnata e kaluar Maqedonia e Veriut ka qeverinë e re të drejtuar nga Zoran Zaev, por që në përbërje të së cilës janë 7 ministra shqiptar. Këta të fundit do të drejtojnë disa prej sektorëve më të rëndësishëm siç janë, financat, ekonomia, diplomacia, bujqësia, etj.

Maqedonia e Veriut ka tashmë qeverinë e re, e cila u votua në Kuvend pak para mesnatës të djelën. 62 deputetë të shumicës parlamentare votuan pro, dhe 51 të opozitës kundër koalicionit të ri qverisës të drejtriar kreu I LSDM-së, Zoran Zaev i cili vjen për të dytën herë në krye të ekzekutivit maqedonas, mundësuar nga aleanca me shqiptarët.

Opozita u largua nga salla e kuvendit menjëherë pas procesit të votimit, ndërsa Kryeministri i Zaev iu drejtua popullit nga foltorja e Kuvendit. Zaev theksoi se qeveria e tij do të punojë për një standard më të mirë ekononik për qytetarët. “Do të punojmë për një sistem gjyqësor, të cilit do t’i besojnë qytyetarët; që do të ndajë drejtësi të barabartë për të gjithë, në mënyrë të efektshme, transparente dhe të përgjegjshme ”, shtoi ai. Kryeministri maqedonas foli edhe për investime në sistemin shëndetësor dhe në fusha të tjera që do ta përmirësonin gjendjen ekonomike, papunësimin dhe arsimin.

Zaev vuri theksin edhe mbi rëndësinë e të mos pasurit më çështje të hapura etnike në vend,  pasi cic tha ai  të gjithë jemi të barabartë”, ndrësa kujtopi edhe raportet e mira me vendet fqinje, cka në të vërtetë  janë edhe meritë e qeverisjes së tij.

Ndërkaq, VMRO-DPMNE-së e akuzon Zaev dhe partinë e tij LSDM për tradhëti ndaj interesave kombëtare dhe shtetërore maqedonase për shkak të ndryshimit të emrit të vendit. LSDM  e ndan qverinë me BDI e ali ahmetit dhe lëvizjen Besa.  Partia e zaev do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes, për Çështje Evropiane, të Shëndetësisë, të Arsimit, Kulturës, Politikës Sociale, Transportit dhe Lidhjeve dhe atë të Luftës kundër korrupsionit. BDI-ja do të drejtojë Punët e Jashtme, Financat, Ekonominë, Ambientin Jetësor, Sistemin Politik dhe Administratën Publike. Ndërsa Ministria e Bujqësisë do të drjetohet Lëvizjes Besa, e cila garoi në këto zgjedhje krah LSDM-së. Zoran Zaev së rihs në krye të qeverisë lexohet edhe si një mundësi e mirë për celjen e negociatave për natarësim me BE, pasi ihste qevria e tij që udhëhoqi këtë proces drejt një finalizimi të mbajtur peng nga Shqipëria, pasi liderët e BE, vlerësuan vitin e kaluar se vendimi për të dyja vendet duhet marrë njëherësh, opinion që tashmë ka ndryshuar rrënjëshisht.

%d bloggers like this: