Sot mbahen zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi, mes tensioneve politike dhe pandemisë së koronavirusit

Këtë të djele Mali i Zi organizon zgjedhjet parlamentare. Qendrat e votimit  u celen ne orën 7 të mëngjesit, ku do të votojnë  mbi 500  mijë votues. Në këto zgjedhjje, zgjedhjet parlamentare garojnë 6 koalicione dhe 5 parti për 81 deputetë, Partitë shqiptare garojnë me dy lista zgjedhësish, “Lista shqiptare” dhe “Bashkë nji za”. Në ndryshim nga zgjedhjet e kaluar që garuan me tre lista dhe fituan një deputet.Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidenti Millo Gjukanoviq garon e vetme. Lista kryesohet nga kryeministri aktual, Dushko Markoviq. Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic po garon për të 11 herë. Ai e morri pushtetin në 2006, kur vendi shpalli pavarësinë dhe vazhdon në pushtet.Opozita garon me 3 koalicione. Partia kryesore e opozitës Fronti Demokratik, pro-serbe dhe pro-ruse garon me koalicionin “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, që udhëhiqet nga profesori Zdravko Krivokapiq – një figurë jopartiake.Në listë zgjedhore është edhe Marko Millaçiq, i cili vitet e kaluara ka udhëhequr një fushatë kundër NATO-s, duke djegur publikisht flamuj të aleancës ushtarake.Koalicionin i dytë opozitar “Paqja është kombi ynë”, me në krye Alleksa Beçiqin, e përbëjnë Mali i Zi Demokratik dhe Demos.Koalicioni i 3-të, opozitar lista “E zeza në të bardhë” drejtohet nga lëvizja qytetare Ura e Dritan Abazoviqit – i cili është shqiptar – me mbështetjen e një numri të konsiderueshëm intelektualësh të profesioneve, kombeve dhe ideologjive të ndryshme.Partia Social-Demokratike e opozitës, e cila garon e vetme, ka qenë në pushtet me DPS-në pesë vjet më parë.Njëkohësisht me zgjedhjet parlamentare po zhvillohen edhe zgjedhjet vendore në 5 komuna si Budvë, Kotor, Tivat, Andrijevicë dhe Guci.Temë mbizotëruese e fushatës elektorale ka qenë Ligji për Lirinë e Fesë, për të cilin shteti dhe Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi kanë mosmarrëveshje të ashpra.Ligji, i cili është miratuar në Kuvendin e Malit të Zi më 27 dhjetor, 2019, dhe me incidente të deputetëve të Frontit Demokratik, për Kishën Ortodokse Serbe paraqet përpjekje për të rrëmbyer pronën e saj.Ligji përcakton që e gjithë prona e Kishës, e krijuar para vitit 1918 në Mal të Zi, për të cilën Kisha Ortodokse Serbe nuk ka prova të origjinës, t’i transferohet shtetit.Përveç organizimit të protestave për muaj të tërë në të gjithë Malin e Zi, Kisha Ortodokse Serbe u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime dhe të votojnë kundër Qeverisë aktuale, e cila ka miratuar ligjin.Në liturgjitë e kishave, të mbajtura gjatë fushatës zgjedhore – përkundër ndalesës së tubimeve për shkak të pandemisë – kanë dominuar simbolet kombëtare serbe dhe mesazhe politike kundër Gjukanoviqit dhe Qeverisë aktuale.

%d bloggers like this: