Afera në kohë pandemie/ Eksperti publikon provat, çfarë përmban kontrata që po i’u shpërndahet farmacive

Eksperti i shëndetësisë pranë PD, Gazmend Koduzi ka denoncuar një aferë të rëndë korruptive të Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore Durrës. Ky institucion u ka shpërndarë 130 farmacive të qarkut Durrës një kontratë shërbimi për mirmbajtje pajisjesh kompjuterike. Kjo kontratë do ti kushtojë çdo farmacie 6000 Lek në muaj x 12 muaj=72,000 Lek në vit. 130 farmaci x 72000 Lek= 9,360,000 Lek (të reja) në vit= 75,438 Euro kosto e farmacive në Durrës.

Postimi i plotë:

Të gjithë segmentët e qeverisë janë hedhur në aksionin “kap ça të kapësh”, ku Drejtoria Rajonale e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Durrës nuk mund të qëndronte pas. Ditët e fundit, ju është shpërndarë nga kjo drejtori 130 farmacive të Qarkut Durrës një kontratë shërbimi për mirmbajtje pajisjesh kompjuterike. Kjo kontratë do ti kushtojë çdo farmacie 6000 Lek në muaj x 12 muaj=72,000 Lek në vit. 130 farmaci x 72000 Lek= 9,360,000 Lek (të reja) në vit= 75,438 Euro kosto e farmacive në Durrës . Ky veprim nga ky autoritet, është ndërhyrje me dhunë në marrëdhënien midis dy subjekteve private, farmaci -kompani TIK. Nuk besoj që është një veprim i izoluar dhe pa një aprovim nga Tirana. Ky akt i pastër korruptiv duhet hetuar dhe ndëshkuar. Më poshtë edhe kontrata e shpërndarë farmacive, që duke ruajtur privacinë e subjekteve, kam fshirë emrat dhe NIPT-in e tyre.

%d bloggers like this: