Mali i Zi shpall gjendjen e pandemisë në gjithë territorin 

Autoritetet në Mal të Zi shpallën sërish epideminë e koronavirusit në tërë territorin e vendit. Më 2 qershor ky shtet deklaroi daljen nga gjendja e epidemisë, pasi rastet  e të infektuarve pësuan rënie deri në reduktim disa ditor, mirëpo javët e fundit, numri i personave pozitiv me koronavirusin e ri, ka shënuar rritje. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1.920 ndërsa janë regjistruar 26 vdekje nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Përdorimi i maskës mbrojtëse në mjedise të hapura dhe të mbyllura është e detyrueshme në territorin e Malit të Zi, përveç plazheve dhe parqeve kombëtare, me kushtin e mbajtjes së distancës fizike. Tubimet janë të kufizuara në 40 persona në vende të hapura publike, dhe në 20 persona në vende të mbyllura.

%d bloggers like this: