Gjykata e Shkupit dënoi me 7 vite burg ish-drejtuesen e Prokurorisë Speciale Katica Janeva

Gjykata e Shkupit në Maqedoninë e Veriut dënoi me 7 vite burg ish-drejtuesen e Prokurorisë Speciale Katica Janeva, e përfshirë në një skandal korrupsioni i quajtur “Reket”. 9 vite ishte masa e dënimit që kjo gjykatë dha për të akuzuarin e parë në të nëjtin rast, dhe shoëmen-i Bojan Jovanovski. Ky i fundit u shpall fajtor për veprat penale marrje të shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm dhe për pastrim parash, ndërsa Katica Janeva për keqpërdorim të pozitës zyrtare. “Gjykimi për përcaktimin e dënimeve për veprat penale është zhvilluar në rrethana lehtësuese si statusi martesor, por edhe për rrethana të vështira si reputacioni dhe pozita e të akuzuarve”, theksoi gjykatësja Vaska Nikollovska Masevska e cila sqaroi se në dënim është llogaritur dhe koha e kaluar në paraburgim. Çështja “Reket” lidhet me shoëmen-in e quajtur “Boki 13” dhe biznesmenin Mileski, të cilët i morën 1.5 mln euro një tjetër biznesmeni për të ndërprerë hetimet që po zhvilloheshin ndaj tij nga ana e Prokurorisë Speciale e drejtuar në atë kohë nga Janeva. Procesi gjyqësor ndaj dy të akuzuarve tashmë të dënuar, zgjati 6 muaj. Prokuroria paraqiti video dhe foto të siguruara nga masat e vecanta si dhe transkriptime të sendeve të konfiskuara. Katica Janeva tha para gjykatës se nuk është fajtore dhe se nuk ka përfituar asgjë për të cilën akuzohet. Kujtojmë se dënimi i zyrtarëve të korruptuar është një prej kushteve që BE u ka bërë të qarta si MVC ashtu edhe Shqipërisë.

%d bloggers like this: