Naftëtarët në protestë, qeveria i mashtroi për pagën e luftës

Naftëtarët e Ballshit dolën sërish në protest për “pagën e luftës”. Ata shprehen se qeveria nuk e mbajti premtimin e saj për dhënien pagës për 850 naftëtarë.

“Jemi mbledhur këtu jo për të thënë Rama ik, por Rama na jep lekët, lekët që na ka premtuar. Në rrugë ligjore na ka premtuar se do të na japë pagat e prapambetura të gjithë qytetarëve të Ballshit. I themi Ramës dhe qeverisë së tij se nuk jemi për lëmoshë, për 400 mijë lekë. I ka mbyllur ai dyert e Uzinës. Ose lekët ose do të pezullojmë të gjitha aktivitetet në Ballsh, do shkojmë deri në Fier te Prefekti. Do të bllokojmë autostradën në rast se nuk kalon lekët. Kemi mbi 3 vjet që merremi me këtë çështje. Jemi kryefamiljarë, nuk mban më ujë pilafi. Do të vemi në Tiranë me çdo çmim, do të shkojmë në këmbë nga Ballshi.”

Naftëtarëve të Ballshit kanë protestuar dhe më herët për problematikat e tyre, ndërsa pandemia ka përkeqësuar situatën e tyre ekonomike. Më herët, naftëtarët kanë protestuar për pagat e prapambetura dhe pezullimin e punës në uzinën e Ballshit.

%d bloggers like this: