Meta takim me Dukën, kur do të rinisë futbolli në Shqipëri

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka pritur në një takim Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

Në fokus të këtij takimi ka qenë situata e krijuar në botën e sportit në vendin tonë për shkak të pandemisë COVID-19. Mësohet se Meta i ka kërkuar rinisjen e aktivitetit të futbolli duke respektuar masat kundër pandemisë.

“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armand Duka, i cili më njohu me protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur. Besoj se me përpjekje dhe mirëkuptim, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, edhe ne t’i rikthehemi në kushtet e reja dhe me protokollin e duhur sanitar, jetës futbollistike, por edhe sportive në vend. Nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit se sa sporti,”-shkruan Meta në profilin zyrtar në Facebook.

%d bloggers like this: