Fashat e orareve/ LSI: Pa asnjë bazë shkencore, po dëmtohet biznesi

Kufizimi i lëvizjes dhe i aktviteteve tregtare pas orës 17:30, është shtetrrethim politik, që nuk ka të bëjë me frenimin përhapjes së virusit apo ndonjë rreziku tjetër shëndetësor. Kështu i vlerëson LSI, masat në fuqi të qeverisë për fashat e orareve, që jo vetëm nuk po sjellin dobi por po shkaktojnë dyndje në qarkullim dhe qendra shërbimi, dhe më pas dëm ekonomik në biznese. Nënkryetari Petrit Vasili përmes një deklarate për mediet, argumentoi pse këto masa janë të panevojshme dhe politike.

“Heqja e kufizimit në orën 17:30 nuk ka asnjë bazë shkencore dhe nuk është aplikuar si e tillë, pra një kufizim drastik, ndërkohë që po vetë qeveria publikon shifra të tjera sipas saj në ulje dhe njëherazi në pjesën më të dendur të zhvillimit të ditës, lejon hapjen dhe heq kufizimet, në pjesën kur natyrshëm aktiviteti i biznesit dhe aktivitete të tjera jetësore bien, atëherë në atë moment vendos kufizimin.

Kjo masë është një masë politike e pabazuar në asnjë ekspertizë, por me qëllime të larta politike dhe qëllime të këqia të katrakterit ekonomik, pasi është një masë që rrënon të gjithë biznesin e vogël në tërësi, ndërkohë që siç e keni parë dhe ka filmime plot, nga mëngjes deri në darkë fadromat, eskavatorët, betonieret e oligarkëve kanë punuar dhe punojnë pa pushim.

Vasili më tej u ndal në situatën e paqartë me përhapjen e virusit, ku akuzoi autoritetet për mungesë transparence, që buron nga moskryerja e testimeve në masë, cka për pasojë mban peng edhe lëvzjen e lirë.

“E vëreteta e COVId është futur në darën e mashtrimit, pasi dy mundësi kishte për të zbuluar të vërtetën e tij, testimin me shumicë dhe aktivizimin e mjekut të familjes për të marrë vesh të gjitha problemet e qytetarëve dhe për të marrë vesh nëse vuanin nga virusi. Mos bërja e testimeve dhe mosaktivizimi i mjekut të familjes, e mbyti dhe e varrosi të vërtetën reale të COVID-19. Pra heqj a ekufizimit të orës 17:30, heqja e shtetrrethimit të këtij orari është masa më urgjente dhe më e parë që qeveria duhet të marrë duke hequr dorë nga ky vendim politik, pasi shkencor nuk ka gjëkundi se ku të bëjë, e të heqë dorë nga të gjitha kufizimet anormale që nuk lidhen as me shifrat, as me numrat e pandemisë që po vetë bën publike”

%d bloggers like this: