Video/ Protesta në Fier. Të mbetur pa punë, nuk marrin “pagën e luftës”

Në Fier kanë protestuar këtë hënë punonjës që janë detyruar të ndërpresin punën, por që nuk kanë përfituar nga peketat ndihmëse të qeverisë. Kreu i PD dega Fier, Luan Baçi publikon pamje nga protesta e punonjësve që s’kanë marrë asnjë qindarkë nga ajo që kryeministri e quan “pagë lufte”.
Ata kanë sfiduar fashat e orareve, kufizimet dhe lejet dhe kanë dalë në rrugë për të kërkuar kafshatën e mohuar.
Baçi thotë se këta qytetarë janë një shembull qe duhet ndjekur nga te gjithe ne, nga te gjithe ata qe ndihen te mashtruar, te genjyer, te abuzuar nga kjo qeveri dhe ky KM, ndërsa sqaron se ata kane dale me iniciativen e tyre, dhe jo të nxitur nga opozita.

%d bloggers like this: