Krimi “tremb” dhe koronën/ 4 ekzekutime në Lezhë dhe Durrës, ende pa autorë

Krimi nuk ndalet pavarsisht gjendjes së shtetrrethmit të vendosur nga autoritetet. Katër viktima në një ditë me armë zjarri janë ekzekutimet e ndodhura në Durrës dhe në Lezhe që kanë rikthyer panikun e gjendjes së sigurisë dhe të rendit. Dy vellezër në Durrës, Viktor dhe Besmir Haxhia njëri prej të cilëve avokat janë gjetur të vrare, brenda një makine, ne lagjen nr 15.  Ata  kishin disa biznese, si tregtim makinash dhe  këmbim valuator, nderkohë që forca të shumta policia në vendngjarhje janë përpjekur që të marrin sa  më shumë info dhe të dhënëa., për të  indentifikuar autorët e mundshëm deri tani anonym. Dyshimet policore flasin për shlyerlje borxhes apo larje hesapesh mes grupevbe të ndryshme kriminale.  Nuk ka qënë më e lehtë situata në Lezhë ku  një krim I rënde ka terrorizuar qytetin me pasojë dy të vrarë, njeri prej të cilëve është një rapsod i njohur në këtë qark. Ngjarja ka ndodhur ne  shatin Lalm të Vjetër,  dhe spipas info zyrtare, viktimat vjane Preng Simoni dhe Kol Murrani, rreth 60 vjeç. Të dy personat mbeten menjeher të pajetë, si pasojë e përdorimit të armès së zjarrit. Drejtori i pëtrgjithshëm, Ardi Veliu ka zbritur në terren në vendngjarje, duke u angazhuar kështu forca të mëdha policie në Durrës dhe Lezhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Info e para nuk janë të mjaftueshme për të shkuar tek emrat e vrasësve.

%d bloggers like this: