FSHF cakton datën e mbledhjes së Asamblesë së përgjithshme

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar  një video-konferencës, ku vendosi datën e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme. Kjo e fundit u caktua  e cila në 11 maj dhe do të zhvillohet online.

Njoftimi i FSHF-së:

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e rradhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë.

Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në futbollin shqiptar nga Covid-19 dhe përshëndeti punën e kryer deri më tani nga Federata futbollit. Një nga pikat e rendit të ditës ishte përcaktimi i datës së re të Asambles së Përgjithshme 2020, Asamble e cila do të zhvillohet më datë 11 Maj nëpërmjet video-konferencës me platformën Microsoft Teams. Ky vendim është marrë për shkak të pamundësisë për ta zhvilluar atë normalisht si çdo vit tjetër.

Në këtë mbledhje u miratuan të gjithë materialet që do ti dërgohen anëtarëve një javë para zhvillimit të Asambles.

%d bloggers like this: