Fakulteti i Gjuhëve të Huaja vendosi: Viti akademik do mbyllet sipas planifikimeve, provimet dhe mbrojtja e diplomës online

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka vendosur që të mbyllë semestrin e dytë online. Gjithashtu dhe mbrotja e diplomave do të bëhet online.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është i pari që ka marrë një vendim, duke bërë me dije se viti shkollor do të mbyllet sipas programit të miratuara që në nisje të vitit akademik.

Tashmë pritetet që Departamentet do të nxjerrin datat e provimeve sipas rregulloreve në fuqi. Studentët kanë të drejtë të marrin pjesë në provim vetëm në një nga datat e caktuara nga departamenti.

Studentët që nuk do të munden të marrin pjesë në provim në asnjë nga datat e këtij sezoni, do t`u jepet mundësia në një sezon në shtator 2020. Po në të njëjtën mënyrë do të procedohet dhe me mbrojtjen e diplomave.

%d bloggers like this: