Defiçitin ta paguajnë më të varfërit, maskarenjtë t’i gëzojnë paratë e vjedhura këtij populli

Nga Ilir Allkja
Ilir Beqaj, njëri nga aktorët e rrënimir dhe të gjendjes skandaloze në sistemin shëndetësor, ministri që dha për konçensionet korruptive pjesën më të madhe të parave nga buxheti mê i varfër në rajon për shëndetësinë, qenka tej i shqetësuar për krizën e financave të shtetit .
Propozimi i tij i pashpirt : të ulen pagat, të ulen pensionet !
Prindërit tanë që me pensionet e tyre mezi ja dalin të paguajnë energjinë dhe barnat (sepse ushqimet përgjithësisht jua blejmë ne) j’u dashka të përballojnë gjendjen katastrofike të financave shtetërora të masakruara mizorisht nga vetë shtetarët !
Ne rrogëtarët , ne më të keqpaguarit, ne që po rrimë në këmbë në ditët kur shteti ka rënë në gjunjë , të zgjedhim të paguajmë kreditë e shtëpisë apo ushqimin e fëmijëve !
Beqajt@të tjerë bastardë të tallen me kafshatën tonë !
Nga Kontrolli i Lartë i Shtetit janë deklaruar çdo vit qindra miliona euro abuzime e vjedhje , të cilat për 5 vitet e fundit arrijnë vlerën 6 miliardë euro !
6 miliardë euro të grabitura shqiptarëve në 5 vite !
Asnjë pushtetar i dënuar , asnjë i kallëzuar !
Por njëri nga xhambazët, njëri nga kasapët e parave të shqiptarëve, Ilir Beqaj deklaron serbes :
– Defiçitin ta paguajnë më të varfêrit !
Maskarenjtë t’i gëzojnë paratë e vjedhura këtij populli !
Sfida më e ndyrë që ju bëjnë votuesve të tyre besnikë, votuesve më të varfër të rajonit !
Vazhdoni mbani mbi shpinë shushunjat e gjakut tuaj, njerëz, madje në ju lënçin një pikë gjak, votojini përsëri !
%d bloggers like this: