4 ekzekutime në 1 ditë/ Salianji: Rendi dhe siguria publike ka degraduar

Ngjarjet kriminale qe tronditen kete  pasdite Lezhën dhe Durrësin, por edhe mbarë opinionin publik, ku në dy orë u ekzekutuan katër persona, nuk kanë kaluar pa vemendjen e selisë blu. Ish deputeti i PD-se, Ervin Salianji permes nje postimi ne profilin zyrtar, thote se dy atentatet  tregojnë qartë degradimin e rendit dhe sigurisë publike, duke shtuar se “keqqeverisja dhe tallja me show po merr jetë njerëzish, po falimenton biznese dhe po shkakton trauma për qytetarët”.

Mesazhi i plotë:

Katër të vrarë, dy në Lezhë, dy në Durrës në mes të rrugës tregojnë qartë degradimin e rendit dhe sigurisë publike, qesharakëzimin e postblloqeve me polici dhe me ushtri me mitraloza apo policë me syze dhe policë me armë nëpër godina bosh që qeveria i nxjerr për të bërë foto propagande.

Për fat të keq çdo ditë e më shumë keqqeverisja dhe tallja me show po merr jetë njerëzish, po falimenton biznese dhe po shkakton trauma për qytetarët.

Sot kushdo e kupton që masat e qeverisë janë për të izoluar të varfërit, qytetarët që respektojnë ligjin , bizneset e ndershme, ndërkohë që kriminelët me armë lëvizin lirshëm dhe vrasin ditën për diell.

%d bloggers like this: