Situata me koronavirusin/ Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, shtyhen për vitin 2021

Lojrat Olimpike do të shtyhen përreth 1 vit. Lajmin e konfirmoi, Shinzo Abe,kryeministri i Japonisë,  i cili deklaroi se ka arritur një marrëveshje me Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach për të shtyrë Lojërat Olimpike.

”Vera 2021 është afati i fundit që mund të mbahen këto Lojërat Olimpike”, tha Abe.

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik pritet të aprovojë shtyrjen e evenimentin pasditen e sotme.

Shumë vende ishin skeptike për zhvillimin e Lojërave Olimpile për shkak të krizës së Covid-19 në të gjithë botën.

 

%d bloggers like this: