Shënohet viktima e 6 nga Covid-19, humb jetën në Infektiv 71 vjeçarja nga Tirana

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar  se një e moshuar ka nderruar jeten gjatë natës në Spitalin infektiv, duke u bëre viktima e gjashtë e prekur nga koronavirusi.

Nje njoftim thuhet se gjatë mbrëmjes  ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana,  e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.

71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

 

%d bloggers like this: