Më e madhja në histori/ Senati amerikan miraton paketë ndihme 2 trilion $ për Covid-19

Senati i SHBA-së ka miratuar një projektligj historik prej 2 trilion dollarësh për ti ardhur në ndihmë  ekonomisë së  SHBA-së si dhe për ndihmën ndaj sektorit të kujdesit shëndetësor, në betejën e tij për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Tashmë, projektligji kalon për miratim në Dhomën e Përfaqësuesve. Pas votimit të Dhomës, projektligji do t’i dërgohet presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë se shumë shpejt do ta nënshkruajë.

Paketa përmban shumën më të madhe në historinë e SHBA-së  dhe  është e barabartë me gjysmën e shumës së buxhetit aktual vjetor federal të SHBA-së.

.

%d bloggers like this: