Maqedoni e Veriut, shkon në 85 numri i të infektuarve me Covid-19

Është rritur në 85 numri i të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ditën e sotme janë regjistruar edhe 9 raste të reja me virusin vdekjeprurës.

“Pacienti i vetëm që është nën aparat të frymëmarrjes është në fazë kritike. Tek tre pacient tjerë është zhvilluar formë e pneumonisë së rëndë por që për momentin janë në gjendje stabile.

Pacientët tjerë kanë pasqyrë më të lehtë klinike. Të gjithë pacientët që po i nënshtrohen trajtimit shtëpiak janë në kontakt të vazhdueshëm me Klinikët”, u njoftua nga Ministria e Shëndetësisë.

Deri më tani rastet janë shënuar në qytetin e Shkupit, Dibrës, Shtipit, Kavadarit, Gostivarit dhe Ohrit.

%d bloggers like this: