Maqedoni e Veriut, shkon në 177 numri i rasteve me COVID-19

Ka shkuar në 177 numri i të prekurve nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se janë shënuar edhe 29 raste te reja në vend.

Sipas qyteteve, rastet e reja janë shënuar  në 20 në Shkup, 3 në Kumanovë, 3 në Veles, 2 në Prilep dhe 1 në Dibër.

“Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me COVID-19 sot në ora 12:00 është 177 persona, prej të cilëve një është shëruar dhe dy pacientë kanë humbur jetën”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më 18 mars, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin, me qëllim lehtësimin e luftës kundër përhapjes së koronavirusit.

%d bloggers like this: