Futbollisti i njohur kthen hotelet e tij në spitale, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo ka dhënë kontributin e tij, për t’ju ardhur në ndihmë të të prekurve nga koronavirusi dhe për të përballuar emergjencën. CR7 ka vendosur të transformojë hotelet e tij në Portugali në spitale, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Gjithashtu, CR7 do të paguajë të gjitha pagat e mjekëve dhe infermierëve, në këtë situatë të jashtëzakonshme. Hotelet që do të kthehen në spitale do të mund të përdoren falas, shkruan gazeta spanjolle ‘Marca’.

Të gjitha hotelet në pronësi të Cristiano nga ditët e ardhshme do të shndërrohen në spitale falas për pacientët me Coronavirus të cilët kanë nevojë për një shtrat dhe një strukturë ku mund të mjekohen. Ronaldo gjithashtu do t’i paguajë mjekët nga xhepi i tij dhe kushdo që do të punojë në strukturat për t’i bërë ato spitale të arritshëm për të gjithë sa më shpejt të jetë e mundur, duke ndihmuar kështu kujdesin shëndetësor në Portugali për të përballuar këtë moment të vështirë”, thuhet në artikullin e publikuar nga gazeta spanjolle.

%d bloggers like this: