Doli pozitiv në testin e Covid-19/ Dibala mesazh për tifozët nga karantina

Paulo Dibala  ka shperndarë një mesazh për tifozët e tij nëpërmjet një postimi në Instagram në lidhje me kushtet e tij shëndetësore pasi rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit pak ditë më parë. “Jemi mire” shkruan Dibala teksa poston foton e tij.

Ishte vetë argjentinasi, ai që njoftoi katër ditë më parë se ishte pozitiv ndaj koronavirusit. “Joya” ishte rasti i tretë te Juvja pas Ruganit dhe Matuidit. Testi i radhës do të bëhet më 31 mars.

%d bloggers like this: