Covid-19 prek edhe futbollin/ Nuk pranuan shkurtimin e pagave, Dinamo Zagreb shkarkon të gjithë skuadrën

Duket se Covid-19, po e shtrin ndikimin e tij negativ edhe tek sporti. Alarmi i koronavirusit dhe shmangia nga perhapja e tij, ka bere qe kampionatet të ndërpriten, e për pasojë të vihen  në vështirësi të madhe financiare klubet e futbollit. Që tani, shumë prej tyre kanë marrë masa paraprake, duke kërkuar uljen e pagave të futbollistëve.

Por në disa raste këto vendime janë shoqëruar me refuzimin e lojtarëve, duke detyruar klubet të shkojnë në ekstrem. Ky është edhe rasti i gjigandëve të futbollit kroat, Dinamo Zagreb, që ka prishur kontratat me të gjithë futbollistët. Vetëm trajneri ka shpëtuar, teksa deri në një vendim të dytë, lojtarët janë të shkarkuar

%d bloggers like this: