Skënderbeu sërish pa sulmues, Daja improvizon titullarët

Skënderbeu do të luajë ditën e sotme sfidën e javës së 21-të ndaj Bylisit. Korçarët presin në shtëpi ballshiotët e pas humbjes në Laç kërkojnë rikthimin te fitorja. Dy takimet e kaluar këtë sezon janë mbyllur me një nga fitore për çdo ekip e janë marrë në transferta.

Trajneri Daja do të ketë sërish një mungesë të rëndësishme pasi Blerim Krasniqi vijon të jetë ende i dëmtuar. Sulmuesi nuk ia ka dal të jetë gati as për këtë ndeshje e Skënderbeu pritet të luajë sërish pa një “9” në sulm, ndërsa vendin e tij pritet ta marrë Nazmi Gripshi.

Ashtu si në Laç edhe në këtë takim, korçarët do të luajë me “9” fals për të surprizuar Bylisin dhe trajneri Daja do të improvizojë sërish titullarët. Një rikthimi i rëndësishëm është ajo e mbrojtësit Jorgo Pëllumbi që ka pasur probleme fizike, ndërsa do të jetë gati për këtë takim.

%d bloggers like this: