Magani jep dorëheqjen nga Besa, ja kush e zëvendëson

Ashtu siç dhe kishte paralajmëruar pas disfatës me Pogradecin, Gugash Magani ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të skuadrës së Besës. Rezultatet e dobëta dhe vendi i katërt larg objektivave për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, kanë sjellë dhe largimin e teknikut peqinas.

“ZYRTARE ✍🏻 Gugash Magani dorehiqet nga Ks Besa. KF Besa e falenderon per kontributin e tij ne krye te pankines Kavajase. “, thuhet në reagimin zyrtarë të klubit.

Ndërkohë drejtimin e skuadrës do ta marrë Ndriçim Kashami. 50-vjeçari ka drejtuar më parë Egnatian, Besëlidhjen, Apoloninë, por edhe Besën e Kavajës.

 

%d bloggers like this: