Lëvizje të befasishme, Teuta bën ndryshime në stafin teknik

Barazimi ndaj Luftëtarit fundjavën që shkoi, nuk është pritur mirë nga presidenca e Teutës, e cila ka bërë disa ndryshime në stafin teknik. Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi, ku janë shkarkuar nga detyra dy ndihmësit e Edi Martinit Gentjan Begeja dhe Alfred Osmani, ndërkohë që vendin e tyre në skuadër e kanë marrë dy ish-lojtarë të “djemve të detit”, Bledar Hodo dhe Bledian Rizvani.

“KF Teuta ka zyrtarizuar edhe dy anëtarët e rinj të stafit teknik, që do të jenë Bledar Hodo dhe Bledian Rizvani, të cilët kompletojnë stafin blu sepse gjejnë aty edhe përgatitësin atletik, Eduard Salillari. Edi Martini do të ketë si krahun e djathtë në pankinë një emër të njohur të futbollit durrsak, pikërisht Bledar Hodo.

Ndërsa trajneri i portierëve, do jetë Bledian Rizvani. KF Teuta me këtë rast falenderon Gentian Begejan, dhe Alfred Osmanin, për emocionet dhe punën e tyre me ekipin gjatë kësaj kohe që ishin pjesë e Teutës dhe i urojmë suksese në karrierën e tyre”, njofton klubi i Teutës.

%d bloggers like this: