Kukësi rikthehet në krye, përmbys rezultatin ndaj Laçit

Kukësi ka marrë një fitore të madhe 3-1 përballë Laçit, duke rimarrë kreun e tabelës në Kategorinë Superiore. Kukësi do të shkonte te fitorja falë përmbysjes, teksa do të ishin fillimisht kurbinasit që do të gjenin rrugën e rrjetës me anë të Nuabuezes, që i dha fund ngërçit të golave për vitin 2020.

Por avantazhi do të zgjaste vetëm 3 minuta, pasi në të 39-n Abazaj vendos baraspeshën. Dy golat e tjerë do të vinin në pjesën e dytë të ndeshjes. Vasil Shkurtaj shënoi të dytin për Kukësin në minutën e 68 dhe fiton kështu edhe duelin me Nuabueze për golashënuesin më të mirë të kampionatit.

Ndërsa për të vulosur shifrat përfundimtare mendoi Ethemi, që në minutën e 79 të takimit shënon edhe golin e tretë për verilindorët.

%d bloggers like this: