Juventus i varur nga kapiteni, drejtuesit kërkojnë rinovimin e kontratës

Juventusi u përqendrua shumë në merkaton e verës së kaluar për të rigjeneruar fazën mbrojtëse dhe bleu tre lojtarë. De Ligt dhe Demiral u bënë menjëherë pjesë e skuadrës, ndërsa Romero firmosi për Juventusin dhe u kthye në huazim te Xhenoa. Por përtej këtyre prurjeve “Zonja” duket se ka nevojë akoma për Kielinin.

35-vjeçarit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni, por duket se Juventusi nuk është akoma gati të heqë dorë nga mbrojtësi. Ai prej vitesh ka mbajtur peshën më të madhe në mbrojtje dhe skuadra ka krijuar një varësi ndaj ish-kampionit të botës.

Drejtuesit e “Zonjës” pretendojnë të rinovojnë edhe për një vit me Kielinin. Mbrojtësi këtë sezon ka luajtur shumë pak, pasi prezenca e tij në fushë është kushtëzuar nga një dëmtim i rëndë në ligamentin kroçat të gjurit. Ai mungon që nga shtatori dhe pritet të kthehet këtë muaj.

%d bloggers like this: