Inter dhe Real Madrid drejt shkëmbimit të bujshëm

Real Madridi është shumë i interesuar ta arrijë një marrëveshje shkëmbimi me Interin, duke ofruar Luka Modricin për Milan Skriniarin. Modric ishte një nga dëshirat e Interit sezonin e kaluar, por Real Madrid nuk hoqi dorë nga shërbimet e tij duke bllokuar gjithçka.

Siç raportojnë mediet e huaja, gjiganti spanjoll është i gatshëm ta ofrojë Modricin në atë që do të ishte një marrëveshje shkëmbimi kokë me kokë për Skriniarin. Ngelet për t’u parë se cila do të jetë përgjigjia e Interit lidhur me këtë shkëmbim, duke parë që mbrojtësi sllovak është një nga lojtarët kyç në skemat e Contes.

%d bloggers like this: