Bylis për “rekord” pas polemikave, Dovedan pëson disfatën e radhës

Bylis nuk ndalet. Vetëm 24 orë pasi zhvilluan ndeshjen e kampionatit kundër Skënderbeut në Korçë, sfidë e barazuar 1-1 mes polemikave për një penallti të dyshimtë të korçarëve, ballshiotët zhvilluan një miqësore kundër serbëve të Dinamo Vranje. Dovedan pati mundësinë që në këtë test të provonte lojtarët e afruar së fundmi, si edhe ata që nuk kanë marrë minuta gjatë kampionatit.

Në takimin që u zhvillua në Durrës, ekipi i Bylisit u mund me rezultatin 3-0. Gjatë 90 minutëshit u aktivizuan lojtarë si Hadroj, Goxhaj, Peçi, Janku, Bajramaj, Gonzales, Qardaku etj. Dinamo Vranje luan në ligën e dytë serbe dhe po zhvillon përgatitjet për fazën e mbetur të kampionatit në Shqipëri. Pas polemikave të javëve të fundit, Bylis nuk ka gjetur paqe as në miqësore.

%d bloggers like this: